Braçe: Momenti i duhur për të
luftuar krimin, PD qahet dhe shpif

Braçe: Momenti i duhur për të<br />luftuar krimin, PD qahet dhe shpif
TIRANË - Në fjalën e tij, teksa diskutohej Marrveshja me SHBA për lëndët narkotike, deputeti socialist Erjon Braçe tha se është momenti i duhur për të luftuar krimin e organizuar që sipas tij ka kapur ekonominë e vendit.

Braçe tha se diskutimet e disa deputeteve në parlamentë dhe këtu e kishte fjalën për parafolësen e ti, deputeten demokrate Jozefina Topalli janë si disa fjali qaramane që nuk i vlejnë askujt.
 
“Në këtë sallë nuk ka thelb, nuk ka përmbajtje. Por janë disa fjali qaramane që nuk i vlejnë kërkujt. Për më tepër kur qarja bashkohet me shpifiet. Sa herë që zonja në fjalë nuk ngjan me atë që ishte për rreth 8 vite këtu. Një lexuese gazetash. Tregoi sa e mirë ishte shqipëria në kohën e saj dhe se sa keq është tani.
Beteja me narkotrafikun nuk është e fundme si çdo gjë e ndaluar. Sepse mbi të gjitha ajo është tregti. Në të gjithë këtë histori është vullneti politik i të gjithë atyre që kanë marë përsipër të drejtojnë agjencitë ligjzbatuese për të luftuar trafikun. Ky krim nuk mund të luftohet pa vullnetin politik. Në 2 vite vullneti politik ka ndryshuar.
E gjithë sa dëgjuat këtu sot është e ndryshme nga ajo që keni dëgjuar gjatë 8 viteve të qeverisjes së tij”
, - tha Braçe.

Më tej, Braçe lexoi disa postime që ish Kryeministri Sali Berisha kishte hedhur rreth 1 vit më parë në faqene e tij në facebook, në një kohë kur Policia e Shtetit kishte hyrë në fshatin e Lazaratit dhe po kontrollonte të gjitha shtëpitë atje.

“Po lexoj disa dëshmi të ish kryeministrit Sali Berisha, disa postime të tij në facebook:
Më 18 qershor 2014- Policia në kundërshtim me rregullat thyen orenditë, hap mure dhe nxjerr jashtë shtëpie banorët dhe nuk i lejon të kthehen aty. Në pjesën më të madhe të shtëpive është ndërprerë energjia dhe interneti.
Pak orë më vonë, po në të njëjtën ditë ai shkruan: Çunat e Ramës kanë plaçkitur dhe kanë marë plaçkat. Ky është operacioni plaçka.
Ndërsa më 19 qershor në një konferencë shtypi ai tha: Ka qenë politika ime për të mos ndërhyrë në Lazarat. Ky qëndrim i imi është shoqëruar me rënien e mbjelljeve. Unë nuk kam vendosur të ndërhyj, këta janë të vendosur dhe unë nuk jam kundër.
Këto pra janë ato që e bëjnë ndryshimin. Ky vullnet është ai që e bën ndryshimin
”,- tha më tej Braçe.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ The Telegraph: Ndalimi i parë i këtij lloji në Europë

Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ The Telegraph: Ndalimi i parë i këtij lloji në Europë