TIRANE - Deputeti socialist Erjon Braçe komenton mbledhjen e djeshme të grupit PD, duke thënë se nuk ka patur zgjedhje por ka pasur të komanduar në kryesinë grupit PD.

Në një postim në facebook Braçe shkon më tej duke thënë se jo vetëm që nuk ka pasur asnjë votim të hapur apo të mbyllur për zgjedhjen e kryesinë së grupit PD por   
“Nuk ka pasur asnjë kandidaturë alternative madje as nuk janë lejuar” - shkruan Braçe
 
”Thashë ta dinit këtë meqë Sali Berisha eshtë në grevë për Transparencën!!!”- mbyll komentin e tij Braçe duke iu referuar deklaratën e Berishës se nuk do të jepte asnjë prononcim për median për zhvillimet e ditës së djeshme pasi ishte në grevë 24 orë kundër kodit të heshtjes, që sipas tij e kishte vendosur qeveria Rama.

Burime nga brenda PD-së bënë të ditur se edhe Olldashi dje deklaroi hapur se ishte kundër mënyrës si u zgjodh kryesia e PD-së, duke e akuzuar se po shkelet statuti.

Kryesia e Grupit të PD
Edi Paloka
Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike,

Eduart Halimi
Zv/Kryetar i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike

Gent Strazimiri
Sekretar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike

Jorida Tabaku
Zëdhënëse e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike


Edmond Spaho
Kandidat i Partisë Demokratike për postin e nënkryetarit në Kuvendin e Shqipërisë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)