Ministria e Mbrojtjes ka uruar Shqipërinë për 82-vjetorin e Çlirimit. Të nderojmë sakrificën e dëshmorëve, thuhet në postim, duke përkujtuar guximin dhe trimërinë e atyre që luftuan çlirimin e Shqipërisë nga pushtimi nazifashist.
Postimi i Ministrisë së Mbrojtjes
29 Nëntori 1944 shënon një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Pas viteve të pushtimit, qëndresës dhe sakrificave të mëdha, Shqipëria fitoi lirinë e saj.
Lufta Nacionalçlirimtare mbetet dëshmi e guximit, trimërisë dhe shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve, të cilët u ngritën në mbrojtje të atdheut, duke i dhënë Shqipërisë vendin e saj përkrah popujve që luftuan kundër nazifashizmit.
Sot, në 82-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, përulemi me nderim përpara kujtimit të dëshmorëve dhe shprehim mirënjohjen tonë të thellë ndaj të gjithë atyre që luftuan dhe sakrifikuan për lirinë e atdheut.
Liria është trashëgimia që na lanë brezat e djeshëm, por edhe përgjegjësia që kemi ndaj brezave të nesërm.
Ta nderojmë sakrificën e tyre jo vetëm me kujtesë, por edhe me përkushtimin tonë të përditshëm ndaj atdheut, sovranitetit dhe sigurisë së Republikës së Shqipërisë.
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
Lajmi kryesor:
Shqipëria feston sot 82-vjetorin e Çlirimit, mbahen homazhe te Varrezat e Dëshmorëve! Uron Rama











