Në muajin shtator pritet që guvernatori Genti Sejko dhe kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, të thiren në Komisionin e Ekonomisë në Kuvend, për të informuar atë që realisht ka ndodhur në bankën e Shqipërisë, gjatë viteve 2010 deri në 2014, periudhë kur është bërë dhe auditi.

Pas raportit sekret të Këshillit të Lartë të Shtetit për skandalin në thesarin e Bankës së Shqipërisë ku shuma e vjedhur nuk ishte 713 mln lekë, por 21 milionë euro ka reaguar Kryetari i Komisionit të Ekonomisë.