Braçe e cilëson vendimin e Presidentit Nishani për rrëzimin e ligjit, si politik, ndërsa i ban apel atij që të mos heshtë por të flasë për çështje të rëndësishme si ajo e vjedhjes së thesarit të shtetit.
“Fatet e Kombit ne 140 germa? Natyrisht qe jo, President I PARTISE. Por, fatet e kombit nuk mund te jene te varura ne nje pale musteqe te partise dhe te parise! Mendoni me gjate kur flet per namuzin e musteqeve! Natyrisht, fol kur vidhet nga te emruarit e tu banka e kombit! Ska rendesi ne sa germa e thua! Vetem fol, mos hesht!” shkruan Braçe në Facebook.
Sot, Presidenti Bujar Nishani dhe Kryeminitri Edi Rama janë bërë protagonistë të replikave në rrjetet sociale ndaj njëri tjetrit, sa i përket shkollës së Magjistraturës. Debati online ka vijuar me akuza dhe kundër akuza nga të dyja krahët, ndërsa së fundmi pjesë e tyre u bë edhe Erion Braçe.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)