Braçe: Nuk ka asgjë për t’u habitur
PD parti private e Berishës

Pas deklaratës së deputetit Berisha, në konferencë me gazetarët, se familjarët e tij e kanë rrugën e hapur për të kandiduar në poste dhe funksione në PD, ka reaguar dhe Erjon Braçe në Facebook.
 
Sipas deputetit socialist Braçe nuk ka asgjë për t’u habitur në këtë deklaratë të ish-kreut demokrat, pasi “PD është partia private e Sali Berishës” dhe ky i fundit “Ka gjithë të drejtën e botës të emërojë atje familjarët e tij.”
 
Braçe me ironinë e tij në Facebook reagon në sinton dhe me shqetësimin e ngritur, po në Facebook, nga ana e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Fatos Hoxha. Në fokus mbetet influenca e familjes Berisha brenda PD.
 
Deputeti socialist, duke mbajtur të pandryshuar ritmin e sarkazmës, e mbyll postimin e tij në rrjetin social me frazën finale: “Pyetja është: Po ju çfarë doni në partinë private të tij?!”

erjon brace per berishen

 
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen