Braçe: Para ligjit kushdo që ka
shfrytëzuar pasuritë kombëtare

Braçe: Para ligjit kushdo që ka<br />shfrytëzuar pasuritë kombëtare
TIRANE- Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe, kërkoi nxjerrjen para drejtësisë së përgjegjësve që kanë abuzuar me ligjin duke shkaktuar dëm të pasurisë kombëtare. “Gjatë 8 viteve të shkuara administratat fiskale janë përdorur për të favorizuar një kas biznesmenësh dhe për të diskriminuar pjesën më të madhe të biznesit në vend, duke shkatërruar konkurencën, biznesin. I kanë detyruar të falimentojnë nga mënyra si e kanë aplikuar ligjin në dy administrata”, deklaroi Braçe.

Braçe tha se nëse ka përgjegjësi penale nga drejtuesit e mëparshëm të këtyre dy administratave duhet të çohen para ligjit dhe nuk duhen lejuar të gjejnë ombrellë politike. Më tej, ai shtoi se ka ende sektorë të rëndësishëm të ekonomisë që nuk kontribuojnë në buxhetin e shtetit, ose në nivel minimal në raport me pasurinë kombëtare që kanë marrë në administrim dhe nga e cila përfitojnë fitim maksimal. “E kam fjalën për kompanitë koncensionare në fushën e hidrokarbureve apo fushën e minerareve të ngurta”, theksoi ai.

Sipas Braçes, nëse ka pengesa ligjore, do të bëjmë rishikimet e domosdoshme për t’u hapur rrugën për të çuar ligjshmërinë edhe mbi financat e këtyre kompanive. Ai po ashtu tha se paketa fiskale për vititn 2015 mbështet industrinë përpunuese në vend. Në përgjigje të akuzave të opozitës për ligjin mbi të ardhurat personale, Braçe sqaroi se pr/ligi i paraqitur nga qeveria nuk taton depozitat, por mbi interesat.

“Pjesa më e madhe e depozituesve në Shqipëri që kanë depozita deri në 3.5 milion lekë, pjesa që u rritet është vetëm 290 lekë në vit”, tha Braçe. Ai akuzoi opozitën se mashtron me shifrat./ATSH/

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna