Braçe: Po kërcënohemi për një
sekret të rezervuar me shkrim dore!

Braçe: Po kërcënohemi për një<br />sekret të rezervuar me shkrim dore!
TIRANE - Në seancën e dytë të dështuar për dëgjimin e Inspektores së Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Brace, e ka quajtur “kërcënim” faktin që raporti i auditit në BSH është vlerësuar si sekretet i rezervuar nga ana e inspektores Elivar Golemi.

Ndërsa i propozoi Parlamentit shkarkimin e saj nga ky post, pas refuzimit të dytë që i bëri Komisionit të Ekonomisë për të dhënë shpjegime mbi vjedhjen e thesarit, Brace tha se ky raport nuk mund të cilësohet i klasifikuar kur në fakt ky element është shkruar me shkrim dore.

brace

“Në këto kushte jemi. Një diskutim të parë e kemi bërë edhe dje edhe publik dhe unë mendoj që hapësirat ligjore për më tepër në kushtet kur, më falni edhe kërcënohemi duke treguar që raportet e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë janë sekret bankar dhe i rezervuar ndërkohë që për kuriozitetin tuaj mund t’ua tregoj se si klasifikohet ky sekreti me shkrim dore. Ja ky është sekreti i rezervuar ky është klasifikim. Dhe në kushtet kur siç u verifikua edhe nga seanca e mëparshme, këtij Kuvendi i janë mohuar për vite të tëra raportet e inspektimit të Bankës së Shqipërisë në mënyrë të padrejtë, të paligjshme kur praktika e dorëzimit të raporteve të inspektimit ka ekzistuar për dorëzimin e tyre në Kuvend dhe në kushtet kur Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur me votë që Kuvendit t’i fshihen raportet e Inspektorit mendoj të procedojmë më tutje. Propozimi im është që ky Komision të autorizojë kryetarin që me anë të një raporti të vë në dijeni konferencën e kryetarëve për të nisur procedimin me shkarkimin e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë”, u shpreh Braçe.

Komisioni i Ekonomisë do t’i drejtohet me një raport Konferencës së Kryetarëve për nisjen e procedurave ligjore për shkarkimin e Inspektores së Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë