TIRANE - Punonjësit e administratës shtetërore po përjetojnë thatësirë monetare në këto ditë të nxehta gushti e kjo për shkak se kanë mbetur pa rroga për herë të parë pas 4 vitesh.

Denoncimi është bërë publik nëpërmjet rrjetit social Facebook nga deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe, i cili ka kërkuar që kryeministri në detyre Sali Berisha të japë llogari se çfarë i kanë ndodhur financave të shtetit që nuk po paguajnë rrogat e punonjësve. Por jo vetëm kaq.

Mungesa e parave ka prekur edhe kategorinë e pensionistëve duke i lënë ëeshtu edhe ata pa marrë atë shumë modeste të cdo fund muaji. Braçe ka ironizuar kryeministrin duke thënë se "çfarë rrogash e pensionesh rrite, kur s'i paguan dot?! Si ka mundësi që qeveria ë ka siguruar rritjen e dytë ekonomike më të madhe në Europë dhe nuk i paguan dot rrogat e pensionet në kohë?!'

Por nga punonjësit e administratës mësohet se nuk kanë informacione optimiste për të marrë rrogat as ditën e hënë, ndonëse një pjese e tyre u duhet të shkojnë me pushime në këto dite të nxehta gushti apo disa të tjerë duhet të rregullojnë buxhetin e tyre pasi janë kthyer nga pushimet.

Në fakt gjendja e rënduar e buxhetit të shtetit është pasqyruar edhe nga specialistë të financave edhe me parë, duke konfirmuar se nga tatimet e doganat jane arkëtuar rreth 100 milionë dollarë më pak se viti 2012 , një rekord ky negativ . Po ashtu defiçiti buxhetor është rritur me dy herë, tha Banka e Shqipërisë, për 6 muajt e parë të vitit, në raport me vitin 2012, si pasojë e shpenzimeve të larta elektorale.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)