TIRANË - "Kalimi në seli të PD-së bëhet me qëllim kthimin e pronës ish-pronarëve, që rezultojnë se janë të familjes në pushtet. Në rast se faji provohet si i tillë duhet të marrë ndëshkimin e merituar dhe duhet vënë nën hetim edhe presidenti", ka komentuar deputeti i PS, Erion Braçe në linjë telefonike vendimin e qeverisë për dhënien e SHQUP-it Partisë Demokartike si seli dhe firmën e vënë për këtë edhe nga presidenti Bujar Nishani. Sipas Braçes, .
Braçe ka kërkuar që për këtë veprim të paligjshëm, korruptiv, duhet vënë alarmi dhe duhet kërkuar hetim i menjëhershëm nga prokuroria, e cila s’duhet të bëjë sehir, kur ka letrat, dokumentat dhe letrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, i cili e ka kundërshtuar vendimin".
PALIGJSHMËRI EKSTREME, SHKELEN PARIMET E NATOS-s
"Më vjen keq per faktin që e gjitha po konsumohet si paligjshmëri ekstreme e atyre që duhet të ishin të përgjegjshëm ndaj parimeve si shqiptare, si të një vend anëtar i NATO-s, duke përfshirë Presidentin, kryeministrin, ministrinë e mbrojtjes, kryetarin e PD janë përfshirë në paligjshmëri. Kjo duhet të hetohet. Duhet të marrin këtë mesazh; gjithë vendimmarrja e tyre do hetohet penalisht edhe nga pikëpamja parlamentare. Të mërkurën e javës që kaloi qeveria fshehtas ka marrë vendimin për dhënien e SHQUP-it PD-së", u shpreh Braçe.
SHQUP, QEVERIA NUK KA KRYER PROCEDURAT
"Qeveria duhet të kryente gjithë procedurat. Tani po plotësojnë dokumentacionin, që duhet të ishte plotësuar në vendimin që u mor javën që kaloi, e bën aktin kriminal pavarësisht se kolegjial. Një element kyç, i paraparë nga ligji, jo që nuk ka miratuar apo propozuar por ka kundërshtuar daljen e këtij objekti", shtoi Braçe.
IMPLIKIMI I PRESIDENTIT E BËN MË TË RËNDË
"Ajo që e bën më të rëndë është implikimi i drejtpërdrejtë i Presidentit. Është veprim i paligjshëm, korruptiv, duhet vënë alarmi dhe duhet kërkuar hetim i menjëhershëm nga prokuroria, që s’duhet të bëjë sehir, kur ka letrat, dokumentat dhe letrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Bërja e selisë së PD është me qëllim kthimin e pronës ish-pronarëve, që rezultojnë se janë të familjes në pushtet. Në rast se faji provohet si i tillë duhet të marrë ndëshkimin e merituar dhe duhet vënë nën hetim edhe presidenti", ka komentuar në vijim Braçe.
NUK DI KU E GJEJNË KURAJON PËR AKTE TË TILLA
"Dëgjova në TCH përmbajtjen e letrës dhe përgjigjen e shefit të Shtabit. Themelore për një vend anëtar të NATO-s është ligjshmëria. Ajo që është prezente është paligjshmëria. Përdorimi i ushtrisë për qëllime politike është krim. Pjesë të ushtrisë janë përdorur politikisht nga ministri i Mbrojtjes në funskion të qëllimeve elektorale, është krim i rëndë. Ky akt i fundit i përdorimit të ushtrisë së aseteve publike për qëllime politike, si strehimi i PD e bën edhe më të rëndë. Nuk e di ku e gjejnë këta njerëz kurajon të ndërmarrin akte të tilla, kur bëhet vend për një vend anëtar të NATO-s, ku parimet janë të shenjta dhe ku duhet ndarje e ushtrisë nga politika", theksoi Braçe.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com