Braçe: U kap lumi i drogës
nga plantacioni i Berishës

Braçe: U kap lumi i drogës<br />nga plantacioni i Berishës
TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka përgëzuar operacionin e kryer nga policia dhe gjithë forcat që morën pjesë në të, duke goditur kështu, sipas tij, trafikun e drogës. Në një konferencë për shtyp nga Selia e PS, Braçe tha se qeveria Rama mbetet e angazhuar në luftën ndaj trafikut të drogës, korrupsionit dhe krimit të organizuar, “ndryshe nga sa ndodhte në qeverisjen e Berishës në 8 vite”. Deputeti i PS, tha se në operacionin e realizuar sot, forcat e policisë kapën “lumin e drogës që vjen nga plantacioni i Berishës.

FJALA E PLOTE E DEPUTETIT TE PS ERION BRAÇE
Sot, çdo shqiptar, mori provën e radhës së një Qeverie të angazhuar fort në luftën kundër paligjshmërisë, korrupsionit, krimit të organizuar, rrënjosur thellë e strukturuar po kaq thellë në 8 vite në këtë vend.

Çdo shqiptar, mori provën e radhës së një Qeverie të angazhuar fort si një e tërë, me çdo strukturë, civile, ushtarake e policore, agjenci ligjzbatuese të këtij shteti për të goditur kudo krimin.

Çdo shqiptar, mori provën e radhës së një Qeverie të angazhuar fort në shkëputjen e çdo lidhje të hershme e të konsoliduar mes krimit dhe këtij vendi, të përdorur gjatë, për 8 vjet me radhë, për trafiqe gjithfarësh, përfshirë trafikun e njerëzve, drogës, armëve.

Dita e sotme sjell në vëmendje të kujtdo një dallim të madh mes:

Vullnetit politik për të mbështetur politikisht çdo linje trafiku, çdo organizate kriminale, çdo trafikant, duke dhënë nga një djalë e vajzë qeverie si garant për ta, ndodhur çdo ditë në 8 vite të qeverisë Berisha Basha;

Dhe vullnetit politik për të ngritur, pajisur, rritur e bërë funksionale, çdo strukturë shtetërore për të goditur çdo linjë trafiku, çdo organizatë kriminale, çdo trafikant pavarësisht emrit e mbiemrit, fuqisë financiare e logjistike që kanë, ndodhur çdo ditë të 8 muajve të një Qeverie të re të vendosur qartë përballë krimit.

 

Sot, nuk shpëtoi kush, as u fsheh e as përfundoi në drejtim të paditur!!

Sot, u godit një tentativë për të ngritur një linjë trafiku të drogës;

U arrestua cilido që u identifikua si i përfshirë në të dhe hetimi vazhdon.

Nuk ndodhi aksidentalisht!

U realizua pasi prej muajsh kontrollohet e mbrohet nga çdo veprimtari e paligjshme, çdo pëllëmbë e këtij territori;

U realizua pasi sot, çdo agjenci shtetërore, çdo strukturë policore e ushtarake, ishte gati, mbikëqyri, raportoi, koordinoi, veproi dhe goditi në kohë rekord një tentative trafiku, dëshmoi efikasitet dhe vullnet të qartë politik për të goditur pa u ndalur, blerë e korruptuar si 8 vite me radhë.

Sot droga nuk iku siç ndodhte shpesh e me shpesh në 8 vjet! Sot droga u kap sërish! Bashkë me përgjegjësit!

Të bësh këtë je përballë krimit e kundër tij;

Të sulmosh këtë je në krah të krimit dhe pjesë e tij.

Të parën, kemi 8 muaj që po e ndërtojmë;

Të dytën, e vuajti për 8 vite çdo shqiptar, burrë e grua, djalë e vajzë, fëmijë, dhe ky vend.

Lumi i drogës qe rrjedh nga Plantacioni i Sali Berishës, mbjellë, rritur, korrur lirisht dhe nën kujdesin politik personal të tij, veçanërisht vitin e fundit të tij, tani ka një përgjigje, të qartë, të fortë, efikase.

Mos harroni, në këtë vend, këta shqiptarë, Sali Berisha e Lulzim Basha i vranë për ti vjedhur dhe i vodhën pasi i vranë.

Kjo kohë ka marrë fund! Pasuria e vënë në këtë skemë gjaku nuk i mbron më.

Tani do bëhet drejtësi!

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?



×

Lajmi i fundit

Nuk ka kërkesë dhe ka shumë prurje, euro dhe dollari prekin nivelin më të ulët për këtë vit

Nuk ka kërkesë dhe ka shumë prurje, euro dhe dollari prekin nivelin më të ulët për këtë vit