TIRANE, 8 Janar/ATSH/- Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe ka akuzuar Presidentin Bujar Nishani se i ka bërë presion Prokurorisë për hetimin e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë. Reagimi i Braçes erdhir pas lajmit në media për largimin e prokurorit që hetoi vjedhjen në Bankën e Shqipërisë.
"Pas largimit nga hetimi i çështjes së vjedhjes në Bankën e Shqipërisë të prokurorit Troci (siç raporton media), prokurorit që e hetoi nga fillimi nuk mbetet më gjë tjetër, thjesht pushojeni çështjen, mbylleni e mos dërgoni më njeri në Gjykatë!!", shkruan Braçe në rrjetin social "facebook". Braçe shkruan se në këtë vend nuk mund të ketë drejtësi për ata që kanë shumë para.
"Kështu është kur kryetari i qeverisë së drejtësisë i vë përballë Prokurorit të Përgjithshëm në ballo, tamam një person nën akuzë dhe për të cilin ai po kryen hetime!!. Kështu është edhe kur kryetari i qeverisë së drejtësisë publikisht qorton se Prokurori nuk e ka informuar për veprimet e tij të ligjshme e në përmbushje të detyrës!! Gjesti juaj është presion që çke me të!! Ndërkohë që ska asgjë të përbashkët me etikën në ushtrim të detyrës!!", shkruan Braçe. Në një postim tjetër më herë Braçe tha se Presidenti Nishani në ballon e organizuar në kuadër të festave të fundvitit i vendosi Kryeprokurorit përballë ish-Guvernatorin Fullani./a.gjonaj/ /a.g/