TIRANË – Deputeti Erion Braçe ka konstatuar se “arka e shtetit është bosh” dhe po ashtu ka akuzuar: “Ky është krimi i Sali Berishës dhe bashkëpunëtorëve të tij.” E tek bashkëpunëtorët e ngushtë ai përmend Guvernatorin e Bankës, Ardian Fullani, i cili sipas tij, pagoi gjithë shpenzimet elektorale të Berishës.
Në një deklaratë publike, Braçe gjykon se këto janë arsyet “pse Berisha flet për bilancin qeverisës, njëmujor të Rameë pa pushtet; pse "nënteja e tij" Basha flet për INSTAT-in dhe kundërshton pavarësinë e tij.”
Deputeti saktëson me shifra se “në 6 muajt e vitit të ikjes, veçanërisht në mars, prill, maj, Berisha nuk mblodhi: 130. 000. 000 dollarë të ardhura tatimore! Paratë iu falën klientëve të Sali Berishës për nevoja elektorale.
Në 6 muajt elektoralë, Berisha mori 380. 000. 000 dollarë borxh dhe e çoi në këtë nivel defiçitin e brendshëm. Paratë e marra borxh u përdorën për shpenzime elektorale - "investime". Një pyetje e rëndësishme endet në ajër e përplaset me surratin e Berishës: Çfarë u ndërtua në 3 muaj me këto para?!
Banka e Shqipërisë, guvernatori i saj, e lejoi dhe pagoi qindarkë me qindarkë nevojën elektorale të qeverisë së Sali Berishës për të marrë borxh. Nuk i tha atë që e detyronte ligji ta bënte: Ndal! Në mënyrë të përsëritur ai "bashkëpunoi" dhe pagoi shpenzimet elektorale të Sali Berishës deri në qindarkën e fundit, por me paratë e popullit,”- përfundon Braçe.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com