Braçe: Basha me makinë me vlerë
111 mln lekë, Bashkia: Është me qira

Braçe: Basha me makinë me vlerë<br />111 mln lekë, Bashkia: Është me qira
TIRANË - Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe u shpreh sot se kreu i opozitës, Lulzim Basha lëviz me një makinë që rezulton të jetë blerë 111 milionë lekë të vjetra. Ndërkohë që Bashkia e Tiranës ka reaguar duke deklaruar se makina është marrë me qira dhe se deklaratat e Braçes janë të rreme. 
 
Brace gjatë fjalës së tij në kuvend shtoi se makina nuk është në emër të Bashës, por në doganë rezulton e blerë nga Partia Demokratike.
 
“Makina që lëviz kryetari i opozitës nuk është e tija, por në doganë rezulton e blerë nga Partia Demokratike. Unë e kuptoj që kryetari i partisë duhet të lëvizë me makinë, por le të vijë të marrë Volswagenin tim dhe të shëtisë rrugëve të Tiranës. Sipas dokumenteve kjo makinë rezulton të jetë blerë 111 milionë lekë”.-tha Braçe gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Gjithashtu Bashkia e Tiranës ka publikuar edhe dokumentacionin përkatës që lidhet me makinën. Në dokumentin e mëposhtëm dallohet se qiraja për makinën arrin shumën e 400.000 lekëve të reja.


 



Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin