TIRANE- Mbrojtja e ligjit për “Shërbimin e Jashtëm” nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, po bën publike edhe parregullsitë që janë konstatuar gjatë viteve të kaluara. Bushati ishte dje në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ku argumentoi edhe kërkesën që është bërë për një shtesë prej afro 2 milionë eurosh në ligjin e ri. Sipas ministrit, kjo shumë është kërkuar për të mbështetur financiarisht familjet e diplomatëve në vendet, në të cilat ata të shërbejnë.
Ndërkohë që ky propozim është kundërshtuar nga përfaqësuesit e opozitës, të cilët akuzuan qeverinë se po rrit shpenzimet dhe po ul investimet. Ministri, gjatë prezantimit të ligjit, u është referuar shumë prej dokumentave, të cilat i ka gjetur në zyrën e tij, dhe për të cilat theksoi se ndyshojnë plotësisht me ligjin e ri.
/Shqiptarja.com