TIRANE - Seanca parlamentare e Kuvendit hapet me debate mes kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli dhe nënkryetarit të PS-së Erion Braçe. Deputeti socialist këmbëngul në interpelancën e kryeministrit Berisha në lidhje me privatizimin e aseteve kombëtare të cilat qeveria i konsideron të suksesshme ndërsa opozita të dështuara.

“Kam kërkuar interpelancë për politikën kombëtare të aseteve të privatizimit. U privatizua ARMO, OSSH, Albpetrol, u privatizua Miniera e Bulqizës. Këto privatizime për opozitën janë të dështuara ndërsa për qeverinë të suksesshme. Berisha të vijë në sallën e Kuvendit dhe të ballafaqohet”- tha Braçe.

Në replikë kryetarja e Parlamentit tha se Berisha kishte qenë i gatshëm për t’ju përgjigjur socialistëve 2 javë më parë por Braçe nuk kishte qenë gati.
“Berisha tha se jam i gatshëm të përgjigjem. Kur bëhet kërkesa për interopelancë nënkuptohet që deputeti është i përgatitur nëse nuk ndodh si 2 javë më parë, mund të quhet spekulim. Ishte, erdhi, të ftoi, nuk ishit gati, mos abuzo.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)