TIRANE - Deputeti socialist, Erion Braçe, i është përgjigjur kryeministrit Sali Berisha, që në një konferencë për shtyp tha se kur Edi Rama i preu kokën Asllan Dogjanit, Erion Braçen nuk e ka gjë. “Sali Berisha është duke folur dhe qenka marrë me kokën time.
Sali Berisha po, unë jam. Me kokën mbi supet e mia e përballë me ty, kudo që je dhe kudo që të jesh. Deri në fund dhe fundi yt është pranë, i afërt pra, por shumë, shumë i vërtetë” shkruan Braçe në FB.
“Fundi jot do tregojë origjinën tënde, lidhjet e tua me serbët e krimeve të luftës, lidhjet e tua me gjithë armiqtë e shqiptarëve të luftës së Kosovës, si e rrëmbeve, vrave dhe zhduke Remzi Hoxhën, si u vodhe shqiptarëve 1 miliard dollarë kursime, si vrave për këtë shkak një mijë shqiptarë, si e nxore në pritë Azem Hajdarin për ta vrarë, si vrave një fis të tërë në Tropojë, ju dogje shtëpi e shkatërrove varre, si tentove të merrje me armë pushtetin në ‘98, sa para more për miratimin e kontratës së parë të privatizimit muajin e parë kur u ktheve në pushtet, si e ktheve zyrën e Kryeministrit në biznes personal me vendas dhe të huaj, biznes familjar me para shumë, çfarë krimi kreve e çfarë përfitimi more nga privatizimi i ARMO, çfarë krimi kreve dhe çfarë përfitimi more nga privatizimi i CEZ, çfarë krimi kreve dhe çfarë përfitimi more nga privatizimi i Albpetrol, çfarë krimi kreve e çfarë përfitimi more nga koncesioni i kromit kur e rinovove e tani kur e transferove,” vijon Braçe.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.03.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com