Braçe: Biznesi të vetëdeklarojë
mallin para kontrollit tatimor 

Braçe: Biznesi të vetëdeklarojë<br />mallin para kontrollit tatimor 
Të gjithë ato biznese që kanë në magazinat e tyre apo dyqane mall illegal do të kenë afat ta vet deklarojnë deri në 31 dhejtor por kjo ,s’duhet tu lërë të flini mbi dafina ! Nëse tatimorët trokasin në deren tuaj para se ju të shkoni të vetdeklaroni mallin dhe të konstatojnë se ju e keni ende illegal nuk do të mund të shmangni dot penalitet edhe pse mund të jeni mbrenda afatit të parashikuar .

"Me një kusht që ky vetëdeklarim të ndodhi përpara se organet tatimore të trokasin në dyert e biznesit dhe të verifikojnë ato përpara gjëndjen e mallit pa faturë. Nëse ato e verifikojnë gjëndjen e mallit pa faturë atëherë aplikohen të gjithë penalitetet e tjera. I ftoj të gjithë as të mos ankohen tek PD-ja as të mos ankohen tek deputetët e PD-së as tek kryetarët e bashkive të PD-së e Ps-së e tjera me rradhë as të mos telefonojnë asnjë nga politikanët janë jashtë të gjithë këta nuk kanë asnjëlloj atributi ti ndimojnë përveçse ktij akti ligjor:-tha Braçe.

Kryetari i Komisionit të ekonomisë Erjon Braçe ka shpjeguar se kjo nuk është amnisti edhe pse masat janë mjaft të rrepta .

"Me ligjin që ne kaluam ditën e Enjte në parlament që disponimi, qarkullimi, tregëtimi i mallrave pa faturë ndëshkohet që nga hyrja në fuqi e ligjit me 100 milion lekë gjobë me sekuestrim të mallit me rivlersim të dekleratave tatimore të 6 muajve të fundit dhe natyrisht në fund fare dhe me kallzim penal. për shkaka të kësaj mase shumë të ashpër e pranoj dhe unë , për një veprimtari që është e mirfillitë kriminale kemi menduar që të zgjidhim një situatë aktuale që kemi"-tha Braçe

Sipas Ministrisë së Financave treguesit thonë se informaliteti në shqipëri është në një shkallë të lart . Ministri Cani tha te shtunen se deri më tani kur nuk është kontrolluar ende gjysma e bizneseve janë gjetur me shkelje 10% e tyre.



Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Njëzet vjet pas zgjerimit të madh, BE-ja synon ta vazhdojë procesin

Njëzet vjet pas zgjerimit të madh, BE-ja synon ta vazhdojë procesin