Braçe-Bode debate për “Doshin”
Opozita braktis ekonominë      

Braçe-Bode debate për “Doshin”<br />Opozita braktis ekonominë  

 

 
Pasi Kreu i komisionit të ekonomisë Erjon Braçe nuk pranoi t’i japë fjalën ish ministrit të finacave Ridvan Bode pa radhë, një debat I ashpër është ndezur mes tyre.

Prej mëse një jave tashmë, mazhoranca dhe opozita përplasen për çështjen Doshi-Meta, teksa në çdo komision parlamentar deputetët e opozitës kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit.

Pas përplasjes opozita është larguar nga salla.

Në komisionin parlamentar të ekonomisë po diskutohej, raporti vjetor i Autoritetit të Konkurrencës, përfaqësuesit e të cilës i kanë quajtur si të dëmshme 4 koncensione, të firmosura pikërisht nga ish Ministri i  Finacave Ridvan Bode.

Bëhet fjalë për kontrata shumëmilionëshe si ajo e skanimit të kontenierëve me firmën Rapiscan, pullat fiskale, kolaudimi i makinave si dhe markimi I hidrokarbureve.

Braçe: Në koncensione janë krijuar monopole
Kryetarja e Autoritetit të Konkurencës, Lindita Lati ka shprehur sot gjatë gjatë raportimit për veprimtarinë e vitit 2014 në Komisionin e Ekonomisë shqetësimin se gjatë këtij viti janë çuar në Gjykatën Administrative 8 çështje, nga të cilat janë shqyrtuar 5 të tilla, ku 3 prej tyre janë fituar nga Autoriteti i Konkurencës.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, kërkoi që ky autoritet të nisë hetimet për koncensionet, për të cilat qeveria kishte premtuar rishikimin e tyre, kolaudimit, të markimit të karburanteve, skanimit të kontenierëve dhe të pullave fiskale.

“Katër kontrata koncesionare në kushtet e një monopoli të pastër që prej më shumë sesa një viti arkëtojnë rreth 80-90 milionë dollarë nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Nëse duhet të flasim për krim, këto janë krime. Nuk ka sesi ky Kuvend nën varësi të të cilit janë ERE dhe AKEP të zvarrisi për muaj dhe për vite zbatimin e rekomandimeve të Autoritetit të Konkurrencës”, deklaroi Braçe.

Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Lati ka shpjeguar se nuk i është marrë mendimi në momentin e firmosjes së konçensioneve.

“Vetë fakti që këto koncensione kanë sjellë rritjen e kostove të biznesit, kuptohet që kjo sjell një efekt zinxhir në ofrimin e shërbimit. Autoriteti i Konkurrencës në vlerësimin që ka bërë, është përpjekur që të gjejë procedurën e ndjekur në zbatim të ligjit dhe bazës ligjore ekzistuese, që do të thotë nuk është marrë mendimi i Autoritetit të Konkurrencës”, u shpreh Lati.Sipas raportit të paraqitur nga Autoriteti i Konkurencës në Kuvend, forcimi i zbatimit të ligjit, nëpërmjet përdorimit të instrumentave, e rritjes së efiçensës së ndërhyrjes së institucionit të konkurrencës, në mbrojtje të lojës së lirë të aktorëve të tregut, ka qenë objektivi i aktivitetit të Autoritetit të Konkurrencës gjatë vitit 2014

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat