Kandidati socialist për Tiranën, Erjon Braçe denoncoi mungesën e parkingjeve dhe zaptimin e hapësirave publike në njësinë 5 në Tiranë.

Sipas Braçes, mungesa e vendparkimeve dhe zaptimi i hapësirave publike janë kthyer në problem shqetësues për qytetarët në kryeqytet.

‘Kjo është zona tek moskatët në Tiranën e Re tani, në këtë orë dhe gjithë ditën në fakt! Zayed Center ka zënë një anë të rrugës, ka pushtuar edhe një shesh publik të pallatit dhe e ka parking të paligjshëm për qendrën; urdhëroni e shiheni!

A ka policia bashkiake e policia rrugore për këta? Alibia se kanë kartë rezidenti bie menjëherë sa kohë këta nuk janë banorë këtu; për më tepër kur parkojnë në rrugë publike! E dyta, dy kokale majtas e djathtas u strehuan në fillim në katin e parë të pallateve, pastaj dolën jashtë e zaptuan lulishten, pastaj dolën në shesh dhe kanë zaptuar sheshin;

A ka policia bashkiake për këta?! Njerëzit e zakonshëm, banorët, nuk kanë më jetë këtu!! Beëëëëëëëëëëëniii detyrën hapni rrugët dhe hapësirat publike lulishtet e sheshet bashkë', shkruan ai. 

 

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Teo: 24/04/2025 17:00

    Përshëndetje, je vërtet nga deputetet më të mirë e më të përgjegjshëm nga të dy krahet, madje mund të them i vetmi që trajton problemet sociale dhe mirë bën. Por do të bënit mitë të hidhni një sy edhe liqeni (ku dhe bëni shpesh herë shetitje), por efge fekalet e qenëve, që kanë pushtuar Tiranën (kaloni përgjatë murit kryesor të insitucionit kryesor - Presidencës), imagjinoni e shikoni më tej rreth e qark, pët të mos folur për togjet e plehrave që t’i shef syri e t’i shkel këmba në çdo cep. Dikush duhet ta ngrejë alarmin për këtë badërdi e topitje qytetare dhe pspërgjegjshmëri institucionale. Historia nuk njeh ndonjë rast që demokracia të jetë vendosur me anarshi (për fatin tonë shumë të keq), por me ligj e me rregull. Aty ku mungon edukata e qytetaria, ligji duhet të godasi rëndë, por KUR, KUSH !!! Se me nder muti na ka mbuluar ndërkohë

    Përgjigju
  • Mentor: 23/04/2025 23:10

    Braçe për Kryetar bashkie!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 6 Maj, 09:06

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?