TIRANE - Opozita vijoi sot akuzat ndaj Ministrisë së Mbrotjes për përfshirjen në tregti armësh me njerëz të përfshirë në listën e zezë të OKB-së, afera korruptive dhe për furnizimin me armë të Shërbimit Informativ Ushtarak. Akuzat dhe kundërakuzat u bënë objekt debati dhe në seancën e sotme parlamentare. Nënkryetari i Grupit PS-së Erjon Braçe deklaroi në seancën e sotme parlamentare se të gjitha dokumentet e publikuara nga opozita materializojnë marrëdhëniet tregtare me klientë të kategorizuar në të zezë nga OKB ndër ta dhe Slobodan Tesiç. Nga ana e tij ministri Arben Imami deklaroi se nuk e njeh Slobodan Tesiç dhe opozita shpif duke tentuar të sabotojë tregtinë e armëve e cila i vjen në ndihmë të demontimit të municioneve.
BRACE: KEMI DOKUMENTE PER LIDHJEN ME TESIÇ
“Të gjitha dokumentet që kemi publikuar materializojnë marrëdhënie tregtare me klientë personalë të ministrit të Mbrojtjes Arben Imami dhe për klientë të tillë të kategorizuar në të zezë nga OKB. Imami ka pranuar njërën prej veprimeve antikushtetuese, atë të armatosjes së SHIUT. Ky është një problem shumë I madh. Por Imami ka disa ditë që nuk përgjigjet për marrëdhëniet e tij personale të Ministrisë së Mbrotjes dhe të institucioneve në varësi të saj, marrëdhënie tregtare me Slobodan Tesiç, një prej trafikantëve të armëve i identifikuar dhe i listuar jo vetëm nga partnerët tanë strategjik por dhe OKB në listën e zezë që ajo. Këto marrëdhënie duhen shpjeguar tani sa nuk ka thënë dorëheqjen, apo sa nuk është shkarkuar.”- tha Braçe në seancë parlamentare.
IMAMI: BRACE TREGO SE KUSH TE DHA DOKUMENTET SEKRETE
Nga ana e tij ministri i Mbrotjes Arben Imami i është përgjigjur jashtë dhe brenda seancës parlamentare, akuzave të opozitës për abuzimet në tregtinë e armëve dhe përfshirjen në këtë tregti të personave që janë të përfshirë në listën e zezë të OKB-së.
Sipas Imamit “deklaratat e Braçes janë shpifje dhe kanë qëllim sabotimin e tregtisë së armëve, që ndihmon demontimin si një detyrim nga NATO”
“Braçe të tregojë publikisht njerëzit që nxjerrin në mënyrë të kundraligjshme dokumentat e ligjshme dhe të paligjshme”- tha Imami në një prononcim për mediat para se të hyjë në parlament. Ndërkohë që informoi se do të ngrejë një padi personale për shpifje dhe për disa persona të tjerë përveç Braces.
“Ministri i Mbrojtjes nuk ka asnjë kontakt me shtetasin serb Tesiç.”- tha Imami duke shtuar se “sipas tij nga diferenca e çmimeve për shitjen e municioneve humbjet janë 3- 4 mijë dollarë, dhge jo qindra mijëra dollarë siç thotë Braçe.
“Problem dokumentet e shtetit shqiptar qoftë sekrete dhe jo sekrete nuk mund të dalin në rrugë jo ligjore. Një pjesë e këtyre dokumenteve janë të klasifikuara si konfidenciale”- thotë Imami duke shtuar se kur i kishte kërkuar Braçe zyrtarisht autoritetet e Mbrotjes nuk ia kanë dhënë.
Sipas Imamit, akuza për kontratën me Gjeorgjinë është pa bazë. “Gjeorgjia është vend mik dhe ajo nuk është kryer për arsye të tjera si kontratë, po nuk lexoni se niseni nga pandehma kriminale për njeriun, jeni të gatshëm të vrisni personalitet. Ju them, Konet lehin karvani ecën përpara”- tha ai.
BRACE: DOKUMENTET NUK JANE SEKRETE
Në një prononcim tjetër për median , dhënë nga selia rozë, disa orë më vonë, Braçe tha se dokumentet që ka publikuar nuk janë të klasifikuara. Braçe u përgjigj se PS nuk ka zotëruar dhe nuk ka publikuar asnjë dokument zyrtar, që quhet sekret sipas “Ligjit për informacioninin e klasifikuar për sekret shtetërore”
“Dokumentet që kemi publikuar prej 8 ditësh janë urdhra publikë dhe kontrata tregtare që zbulojnë një korrupsion masiv dhe kërcënimin e sigurisë kombëtare por jo dokumente sekrete. Dokumentet nuk ka asnjë nga klasifikimet që përcakton ligji, qoftë sekret, konfidencial apo i kufizuar.”- deklaroi Braçe nga selia PS.
QEFALIA I PS NE : FURNIZUAT ME ARME SHIUN
Deputetët socialistë akuzuan sot në Kuvend ministrin Imami se ka furnizuar me armë Shërbimin Informativ Ushtarak. Deputeti i PS-se Xhemal Qefalia tha "Keni furnizuar me armë SHIU-n. Armët snajper silenciator çfarë ju duhen, për të zëvendësuar pushkët e gardës që vratë më 21 janar... Bëhet fjalë për afera të pista e trafik armësh. Bëhet fjalë për Damir Fazliç e Tesiç tjetër". Në të njëjtën linjë ishte dhe fjala e deputetit të PS Gazmir Bizhga.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO-Akuzat e deputetit Erjon Braçe