Braçe: Drejtësia e vjetër ende po rrjep lëkurën e njerëzve të zakonshëm! Na është kërkuar të jemi të qetë e të mos hyjmë në konflikt lufte, po a mjafton?

Braçe: Drejtësia e vjetër ende po rrjep lëkurën e njerëzve të zakonshëm! Na është kërkuar të jemi të qetë e të mos hyjmë në konflikt lufte, po a mjafton?

Deputeti socialist, Erion Braçe

TIRANË- Në një kohë kur kërkohet shtyrja e afateve të Vettingut e për këtë mazhoranca duhet të bashkëpunojë me opozitën, ish-kryeministri Erion Braçe këmbëngul se ky proces është jetik, pasi kjo drejtësi aktuale po “i rrjep lëkurën njerëzve të zakonshëm”. Braçe sjell në vëmendje edhe porosinë e Ramës, që përballë opzitës duhet të qëndrojnë të qetë dhe të mos provokohen, por sipas tij, kjo kurrsesi nuk mjafton.

Ai është i mendimit që për të përfunduar procesin e Vettingut nga i pari deri tek i fundit, duhet bërë edhe nëse nuk gjendet dakordësia me anën tjetër të politikës në Kuvend.

Braçe merr shkak nga një emision investigativ ku për të caktuar një datë gjyqi në Gjykatën e Apelit duhet 30 mijë lekë duke thënë se Vettingu duhet të vazhdojë pikërisht për të zhdukur nga drejtësia këta gjyqtarë, por edhe cilin do që tenton të fusë duart në drejtësi, qofshin këta politikanë, biznesmenë apo kriminelë.

“Vetingu eshte interes publik, jetik! Drejtesia e vjeter ende rrjep lekuret e njerezve te zakonshem! Na është kërkuar që të jemi të qete, te mos i përgjigjemi provokimeve, te mos hymë ne konflikt, lufte etj; po a mjafton kjo? Ka një mendim te gabuar se Paqja vjen kur mbaron Lufta; ne fakt Paqja vjen kur ka Drejtësi.

Partia socialiste ka ndërmarrë Reformën më të madhe në 100 vite, më të mbështeturën ndër njerëz dhe që po arrin rezultatet e para, domethënëse, të qëndrueshme, kur po shemb një sistem që ka qenë fuqia përtej votës, demokracisë, qoftë e politikanëve hajdutë që kanë vjedhur duke vrarë e kanë vrarë për t’u mbrojtur nga drejtësia, qoftë e një grushti biznesmenësh apo kriminelësh që synimin e fundit kanë të kthejnë në farsë çdo pushtet politik;

Është në nderin tonë - të rienergjizojme reformën në drejtësi, ta shtyjme përpara në të njëjtën rrugë, duke e përmirësuar e përsosur, të çojmë vetingun e prokuroreve e gjyqtareve deri tek i fundit, pa u tunduar, pa e negociuar, madje duke i mbajtur duart cilitdo që i fut atje prej nga duart e politikanëve, biznesmenëve e kriminelëve duhen larguar përfundimisht;

Ndërtimin e secilit institucion të drejtësisë së re sa më parë e deri në fund, për të qenë funksionale, efikase dhe e pastër për njerëzit; Ndjekjen penale të çdo anëtari të atij sistemi që tani është jashtë por pafund i pasur në mënyrë të paligjshme. Kur shoh ne fiksfare topchannel se ne gjykata, ka gjykates, kancelare, sekretare, avokate qe mbajne ne kembe nje biznes tarifash korrupsioni qe i kane rrjepur shqiptarit edhe lekuren e fundit per drejtësi jam i bindur qe vettingu duhet te shkoj deri tek i fundit nder ta;

Per te shkulur kete sistem te drejtesise se vjeter!Drejtesia eshte përtej çdo interesi; Prej themelimit të shtetit, Ismail Qemali, Ahmet Zogu, Musolini, Enver Hoxha, Ramis Alia, Sali Berisha bënë drejtësinë e tyre, dështuan të bëjnë drejtësinë e pavarur, të barabartë, funksionale e për këtë shkak të besueshme. Drejtësia dhe një vend i drejte përmes saj, do jetë kontributi më i madh në 100 vite në këtë vend”, shkruan Braçe.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)