'Braçe e denoncoi për heqjen e vulave të AKU tek ushqimet', PD: Socialistët e zgjodhën kryetar të Këshillit Bashkiak të Sarandës

'Braçe e denoncoi për heqjen e vulave të AKU tek ushqimet', PD: Socialistët e zgjodhën kryetar të Këshillit Bashkiak të Sarandës

Adrian Gurma dhe Asaf Stroka

Pas konstituuimit të Këshillit Bashkiak të Sarandës ku në krye u zgjodh Asaf Stroka, ka ardhur edhe një ragim nga Partia Demokratike ku deklaron se Stroka është denoncuar publikisht pesë ditë më parë nga zv/kryeministri Braçe.

Ish deputetja e PD Nada Meçorapaj shkruan se Braçe e denoncoi Strokan për heqjen e vulave të AKU tek ushqimet ndërsa PS e zgjodhi kryetar të Këshillit Bashkiak në Sarandë.

Ja çfarë shkruante Braçe më 1 gusht për këtë ngjarje: “Më datë 31 korrik, gjykatësi Elidon Papazisi ka hequr masën e bllokimit dhe përmbaruesi Asaf Troka, pa njoftuar zyrtarisht AKU-në ka qenë në punishte dhe ka hequr të gjitha vulat e bllokimit! A keni turp gjykatës e përmbarues bashkë?! Thoni në vendim duke e justifikuar atë se po mbroni interesin publik; jeni çmendur apo çfarë? Cili është interesi publik, të hash pula të skaduara? Apo të hash sallam prej tyre?”

Ndërsa Meçorapaj shkruan: "Zv/Kryeministri qe ka marre flamurin e mbrojtjes se interesit publik dhe po iu ‘jep derrmen’ gjithe kundravajtesve te vegjel e te medhenj, ka denoncuar para pak ditesh nje gjyqtar dhe nje permbarues nga Saranda. Sipas Braçes, permbaruesi, ka hequr vulat e bllokimit te mallrave te vendosur nga AKU per mallra ushqimore te skaduara apo me probleme te tjera. Permbaruesi qe ka ‘zemeruar’ Braçen quhet Asaf Stroka dhe sot, PS, partia e zv/Kryeministrit, e ka zgjedhur kryetar te Keshillit Bashkiak te Sarandes. Pra, e gjitha eshte SHOW".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë