TIRANË – Si deputet që mbulon zonën e Divjakës, Erion Braçe ka vlerësuar shumë sot vendimin e Qeverisë për ta bërë ortake të vetën edhe Kooperativën e Peshkimit Divjakë, në administrimin e kënetës së Karavastasë.
Kësisoj, Braçe shprehet i lehtësuar që kjo pasuri e rëndësishme nga shumë pikëpamje, nuk do të shfrytëzohet nga një njeri i vetëm, por nga shteti dhe peshkatarët. Kjo do të thotë se që sot, këneta e famshme iu kthyer atyre qëkanë lidhur jetën me të.
Braçe, në një mesazh të tijin në Fb, vë në dukje se “i hapet rrugë kështu edhe punëve të pakryera kurrë në mirëmbajtjen e regjimit të kënetës.
Një kompani ardhëse në Divjakë, në vetëm pesë vitet e fundit, ka përfituar pa hesap qindra milione lekë në sezon nga kjo pasuri, por nuk ka investuar asnjë qindarkë për regjimin e saj.
Ky ishte premtimi im i parë i imi dhe i Qeverisë në atë zonë,”- përfundon Braçe entuziast.
Redaksia online
(armanda shtembari/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com