Braçe: Gëzuar Bajramin! Kjo s'është festa e vrasësve, hajdutëve dhe mashtruesve...e kujtoni sa ju kanë gënjyer për xhaminë e madhe

Braçe: Gëzuar Bajramin! Kjo s'është festa e vrasësve, hajdutëve dhe mashtruesve...e kujtoni sa ju kanë gënjyer për xhaminë e madhe

Zv. kryeministri Erion Braçe ka uruar besimtarët mysliman për Fiter Bajramit. Në një urim të gjatë, drejtuar çdo besimtari myslimanë për më shumë paqe dhe dashuri. Në mesazhin e tij nuk ka munguar ironia, për ata politikanë që nuk mbajnë premtimet, siç ishte edhe ai për xhaminë e madhe.

"Çdo shqiptari të zakonshëm, të besimit islam, kudo që të ndodhet, dua t'i uroj me shpirt; Gëzuar Bajramin e madh! Kudo që të ndodhesh, në Divjakë- Cerme të Sipërme, Sektor, Proshkë, Pasha, Kamp, Shkumbin, Sulzotaj, Shenepremte, Mize, Xeng, Zharnec, Gërmenj, Bishtcukas, Hallvaxhias, Hoxhaj, Dushk Can, Tre Ura, Stravec, Grabian, Ferras, Sopez, Spolate, Babunje, Kamenice, Kryekuq, Gurr, Remas, Mucias, Bedat, Adriatik,
Bushnje, Berat, kudo në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Malin e Zi, Të kesh Zotin pranë, besimin e fortë në të, paqen, miresinë, dashurinë, kujdesin, solidaritetin, përulesinë, drejtësinë e barazinë si vlera themelore të komunitetit tonë!
Gjendju të pamundurit, nevojtarit, të sëmurit, punëtorit, shërbyesit! Ndaj me ta jo thjesht besimin ne zot, por gjithçka ke, nga vlerat, mundësitë deri tek ushqimi, ilaçet dhe çdo gjë që e bën jetën e tjetrit më të mirë!

Para Zotit jemi të gjithë të barabarte pavarësisht nga pushteti, pasuria, fuqia që buron prej tyre! Dua ta përsëris; Është festa juaj, vlerave tuaja si njerëz modeste e të përulur, të zakonshëm por të jashtëzakonshëm si të tille! Nuk është festa e vrasësve që, kujtohen për Zotin pasi i marrin jetën që Zoti i fali tjetrit të paqtë e të pafaj, thjesht si fuqi e pushtetit mbi te ndryshmin, kundërshtarin, atë që nuk i bindet fuqisë së tij të padrejtë, pa moral e vlera; Nuk është festa e hajdutëve që, kujtohen për Zotin kur duan të fshehin vjedhjet, grabitjet, abuzimin e korrupsionin, pasurimin e paligjshëm, të padrejtë e asfare moral duke i mohuar mundësitë që Zoti ju ka dhënë gjithë të tjerëve, thjesht si keqpërdorim i pushtetit;

Nuk është festa e mashtruesve që, të shohin në sy e pa respekt, nder e dinjitet, moral, flasin për Zotin, flasin në emër të Zotit apo me keq, bëjnë si Zoti kur në fakt mashtrojnë, gënjejnë çdo dite, çdo vit, përherë, në dite feste edhe më shumë, për t'u dukur ata që nuk janë, nisur nga nevoja ulëritëse për puahtet mbi njerëzit e zakonshëm! Nuk mund të jenë këta pronaret e besimit, ëndrrave, shpresës së njerëzve, komuniteteve! E mbani mend se sa ju kanë gënjyer për xhaminë e madhe"
, shkruan Braçe.


Lajmi kryesor:

Politika uron Fitër Bajramin, Meta:Nuk do të jeni besimtarë deri sa ta doni njëri-tjetrin! Rama:Paqja e mëshira e Allahut qoftë me ju! (VIDEO)


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë