Braçe i ashpër në Kuvend, liston kostot e fermerëve: Çmimet e plehrave kimike janë rritur! Karteli grumbullues ka zaptuar tregun! Krifca: S’kemi kompetencë të ndërhyjmë në treg

Pasi e denoncoi disa herë në rrjetet sociale dhe në media, ish zëvendëskryeministri Erion Braçe ngriti në kuvend shqetësimin për kostot e rritura të bujqve për shkak të rritjes së çmimeve për lëndët e para. Para nisjes së interpelancës me Ministren e Bujqësisë Frida Krifca të thirrur prej tij, tha se ndërkohë që ekonomia është rritur, bujqësia është e përjashtuar nga ky përmirësim dhe kjo sipas deputetit ndodh për shkak të kostove të shtuara.

“Në 3 mujorin e parë të 2021 ekonomia u rrit 5.53 % ndërsa bujqësia u rrit me 0.01 %. Në 3 mujorin e dytë ekonomia u rrit me 17.89 % dhe bujqësia pësoi rënia 0.19 % në tremujorin e tretë ekonomia u rrit me 6.99 % ndërsa bujqësia u rrit me 0.05 %. Pra ekonomia është rritur, vlera e shtuar gjithashtu por jo bujqësia. 45 % e popullsisë duket si e përjashtuar nga rritja ekonomike dhe nga të ardhura e ardhura prej saj, kjo është pabarazi. Rritja ekonomike me ketë kosto është iluzion. Natyrisht që ka arsye pse ndodh kjo, në bujqësi ka dy element të rëndësishëm, e para kosto e prodhimit dhe e dyta çmimi i produkteve në këtë sektor. Nëse kosto rritet që ndikon plehun, naftën, fidanët dhe çmimet e prodhimit bujqësor mbeten në vend është e qartë se nga kjo skemë e thjeshtë se bujku falimenton, nëse ndodh edhe për një cikël të dytë prodhimi nuk ka më se çfarë të mbjellë”, u shpreh Braçe.

Për të ilustruar kostot e shtuara Braçe foli me shifra për disa produkte që mbjellin fermerët si gruri, misri, mbjellja në sera apo jonxha. Duke analizuar kostot, Braçe tregoi fitimet dhe humbjet e bujqve.

“Unë do doja të bëjë një llogari të thjeshtë për 1 dynym grurë. Për grupin 3 mijë lekë shkon mbjellja frezimi, 1600 lekë shkon fara, 11 mije e 500 leke shkon plehërimi me drap dhe ure, 4 mijë lekë janë korrje dhe punë të tjera që janë të domosdoshme për këtë produkt totali i shpenzimeve është 20 mijë e 100 lekë ku gati 55 % e këtij totali të shpenzimeve shpenzohet për plehrat kimik. Rendimenti 5-6 për dynym e ardhura 15 mijë lekë, 5100 lekë humbje për grurin. Për misrin 3 mijë lekë shkon plugimi frezimi dhe mbjellja, 1200 lekë shkon fara, 12,700 lekë shkon dapi, nitrati ureja që duhen pas. 6,200 lekë janë vaditje korrje e punë të tjera të domosdoshme për këtë punë. 23,100 lekë në total dhe ku 42% të kësaj kostoje e zënë plehrat kimike. Rendiment 8 kuintal për dynym gjithë e gjithë 25,600 lekë të ardhura. Këtu kemi 2500 lekë fitim, për një periudhë 5-6 mujore që po të shumëzohet për 10 dynym shkojnë 25 mijë lekë që është më pak se paga minimale në këtë vend për një muaj. Imagjinoni një bujk që në 5-6 muaj nuk do të nxjerrë as pagën minimale për punëtorët që punojnë në bujqësi. për sezonin e parë të prodhimit në serë duhen 6 mijë lekë plugim dhe frezim, 75 mijë lekë fidan për 3 mijë bimë, 20 mijë lekë plasmani i dytë, 90 mijë lekë plehra dhe pesticide, 15 mijë lekë plehërim bazë, 20 mijë lekë është amortizimi i serave që ne kemi. 226 mijë lekë në total kosto, me një rendimet 9 kuintal për dynym dhe me çmimin mesatar 40 mijë lekë që shkon shpesh herë edhe 2 mijë lekë për arkë, kemi 360 mijë lekë në total, ndërkohë që për një dynym duhet një punëtor që do 30 mijë lekë në muaj, që bëjnë 180 mijë lekë. Kështu humbja është 46 mijë lekë për dynym. Për sezonin e dytë hiqet kostoja e plastmasit, jemi po në të njëjtat kosto dhe humbja reduktohet në 8.500 lekë për dynym. Jonxha ka 3 mijë lekë plugim, frezim dhe mbjellje, 2 mijë lekë fara, 3400 lekë ure, nitrat dhe superfosfat, 2,400 lekë korrje 6 herë dhe 13 mijë lekë vaditje. Fitimi është vetëm 1200 lekë, prapë nuk e arrin pagën minimale. Po të marrim mishin. Po marr mishin e gicit që kushton më pak sot në treg. 5 mijë lekë është blerja e një gici me peshë 12-15 kg, 16500 lekë shkojnë ushqimet e domosdoshme për ta rritur në peshë për ta shitur dhe në fund fare fitimi është 1 mijë lekë për gic”, u shpreh deputeti i PS Erion Braçe në Kuvend.

Shkak për këtë sipas tij janë 3 faktorë, të cilët po e bëjnë më të kushtueshme punën në bujqësi.

Ka tre probleme të mëdha në gjithë këtë histori. E para është bllokimi dhe taposja e tregut nga karteli i grumbulluesve, e dyta është skema e TVSH-së që miratuam në dhjetor, dhe e treta është humbja e krahut të ri të punës që po e bën dhe më të shtrenjtë punën në bujqësi.

Por këtyre ccmimeve të rritura ministrja e Bujqësisë ju përgjigj duke thënë se është një fenomen global.

“Kjo rritje është në nivel global. Disbalanca e menjëhershme e çmimeve të lëndëve energjetike dhe gazit natyror konsiderohen tepër të rëndësishme për këtë ndryshim”, përgjigjet Krifca.

“Plehrat në Greqi janë rritur me 20 euro, po si ka mundësi që këtu janë rritur me 3 fish”, tha Braçe.

Teksa ministrja Krifca foli me shifra për buxhetin që shkon për fermerët, Braçe pyeti për të dhëna konkrete se si fondi ul kostot.

“Buxheti i vënë në dispozicion në mbështetje të drejtpërdrejtë, është më i larti i akorduar ndonjëherë pas vitit 1991, me 3.2 miliardë lekë duke mos llogaritur këtu edhe fondet e IPARD të cilat për këtë vit pritet të injektojnë jo më pak se 27 milionë euro në sektor”, tha Krifca.

“Do doja të dëgjoja se sa lekë do të ndikonte në koston e secilës prej atyre produkteve që fola ky 3.2 miliardë lekësh mbështetje”, pyet Braçe.

Për të ilustruar abuzimet që bëhen në treg si pasojë e dominancës së tregut nga dy kompani, Braçe citoi hetimin e Autoritetit të Konkurrencës që gjobiti 3 kompani që importojnë plehrat kimike pasi cenonin konkurrencën e lirë, por ministrja tha se s’mund të ndërhyjnë në treg

“Edhe pse ligji jep liri të këtij tregu udhëzimet e kufizojnë lirinë duke dhënë ekskluzivitete. Agro Blend, MBM janë konstatuar me sjellje jo ligjore, dhe furnizojnë çdo ndërmarrje që është në treg duke caktuar çmimet”, tha Braçe.

 “Ministria ka pak ose aspak mundësi për të hetuar, për të dalë në përfundim apo për të marrë masa që synojnë rritjen e konkurrencës”, tha Krifca.

Pikëpyetje Braçe ngriti edhe për eksportet bujqësore që sipas ministres janë në rritje.

“Rritja e eksporteve përball janarit të kaluar është +27%”, tha Krifca.

“Edhe unë e kam dëgjuar këtë historinë që janë rritur eksportet në janar por si shpjegohet që nuk rritet bujqësia. Fermerët përsëri shesin nën kosto dhe dalin me humbje. Nuk ka një faturë të fiskalizuar nga atje matanë deri këtu matanë. Që nga prodhimi deri në shitje abuzimi është marramendës”, tha Braçe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:54
Braçe i ashpër në Kuvend: Çmimet e plehrave kimike janë rritur! Karteli grumbullues ka zaptuar tregun, 1 kg domate del nga sera me 65 lekë, këtu shitet me 250 lekë

Deputeti Erion Braçe ka zhvilluar një interpelancë në Kuvend me ministren e Bujqësisë Frida Krifca, ku ka ngritur shqetësimin e rritje së çmimeve të plehrave kimike për prodhimet bujqësore. Braçe po ashtu u ndal edhe tek grumbulluesit e prodhimeve bujqësore, për të cilët tha se kanë zaptuar tregun.

‘Ju të komisionit të regjistrimit të pelhrave kimike. Tre ndërmarrje kanë importuar plehra kimike dhe duke i hedhur këto plehra kimike me çmime të rritura. Kam tre probleme. E para ka të bëjë me kartelin e grumbulluesve që ka zaptuar tregun. Gjatë kohës që domatja del me 65 lekë dhe shitet me 250 lekë. Ky është problemi. Në rast se grumbulluesit taposin tregun me çmime të larta, produktet do mbetet në serë. Çdo shitje nga sera dhe deri atje matanë është informale. Nuk ka një faturë të formalizuar që të shoqërojë gjithë zinxhirin e shpërndarjes. Nga 60 lekë -250 lekë e detyron konsumatorin të ulë konsumin dhe prodhimi mbetet në sera. Këtu shitet me 250 lekë domatja dhe njerëzit atje nuk marrin lekët. E treta është humbja e krahut të ri të punës, pasi të rinjtë po ikin në Malin e Zi dhe punojnë me 40 euro dita.’- tha Braçe.

Ora 11:54
Krifca i përgjigjet Braçes: Janë 3.2 miliardë lekë për bujqësinë! Ulim kostot për fermerët, fondi më i madh i akorduar për mbështetje

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, në sallën e Kuvendit i është përgjigjur deputetit Erion Braçe në lidhje me situatën në bujqësi. Krifca tha se për këtë vit është akorduar fondi më i madh ndonjëherë në 30 vitet e fundit nga qeveria shqiptare, në mbështetje të fermerëve dhe blegtorëve.

Sipas Krifcës do të jenë 3,2 miliardë lekë që qeveria shqiptare ka ndarë për nevojat e bujqësisë në 12-mujorin e ardhshëm.

 “Buxheti i vënë në dispozicion në mbështetje të drejtpërdrejtë, është më i larti i akorduar ndonjëherë pas vitit 1991, me 3.2 miliardë lekë duke mos llogaritur këtu edhe fondet e IPARD të cilat për këtë vit pritet të injektojnë jo më pak se 27 milionë euro në sektor. Në mbledhjen e qeverisë dje, kemi miratuar VKM 101 per skemën kombëtare të mbështetjes për bujqësinë të cilën e kemi konsultuar gjerësisht me aktorët e sektorit. Për herë të parë do të mbështeten fermerët të cilët prodhojnë në sera mesatarisht nga 20% deri në 40% të kostove të tyre të inputeve si fara, fidanë apo inpute të tjera të nevojshme për procesin e prodhimit. Sistemet e prodhimit në serra janë ato të cilat kanë edhe kosto më të larta inputeve, pra edhe ato që ndikohen më shumë nga kjo rritje çmimi. Mbështetja jonë do të shkojë dhe tek ndërtimi i serrave diellore duke ndikuar ndjeshëm në shtimin e sipërfaqeve të reja. Njëkohësisht do të vazhdojmë të mbështesim me naftë falas fermerët për të ulur kostot e punimeve të mekanizuara në kulturat dhe ne përdorimin me efektiv të tokës bujqësore dhe rritjen e sipërfaqes se kultivuar. Efekti i pritshëm është të dyfishojme numrin e përfituesve të vitit të kaluar. Do vijojmë të mbështesim blegtorinë e bletarinë për të ulur kostot e prodhimit dhe rritur numrin e krerëve”.- tha Krifca.

SI.E./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Naku: 11/02/2022 09:13

    Po bujqesia eshte sektor i veshtire. Ska specialiste bujqesie, financimet mungojne, fragmentizimi i tokes i madh, prapambetje teknologjike...

    Përgjigju
  • ledio: 10/02/2022 23:26

    Brace di fera kur ishe zv. kryeminister nuk bere asgje e more rogen kot tani ben si qen ham ham ham... Eshte fatkeqesi qe mbahet ne politike kaq gjate nderkoh qe nuk ka bere asgje pervec si gore...

    Përgjigju
  • KOLI: 10/02/2022 19:19

    DUHET TE NDERHYSH MOJ FRIDA MOJ PISE FEMER,,,SI THUA TI TE RRITEN CMIMET E PLEHRAVE KIMIKE DHE FSHATARET TE RRISIN CMIMET E PERIMEVE E FRUTAVE,,,,,,TE RENTE DAMLLAJA MU NE KOKE MOJ ZUSKE E RAMES....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat