Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar ndaj presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit shprehu “shqetësimin” për fatin e lumit Vjosa dhe i kërkoi qeverisë ta shpall të gjithë luginën e Lumit të Vjosës Park Kombëtar. Braçe shprehet se Meta duhet të merret me Malin e Tomorrit, që 'çunat në pushtet nga Skrapari' e bën copa për pllaka.

"Je vone shume zotëri; Vjosës tani nuk i kanoset asnjë rrezik!

Problemi është Tomori, mali domethënë; Ishte Park Kombëtar dhe çunat me pushtet te Skraparit e bën copash për pllaka me leke! Dhe vazhdojnë madje!

VAKSINA? Mbaj mend qe tani afër, jo shume larg, u sëmuren lopët vërtetë, nxorëm leket,

u blenë vaksinat për to dheeeeee, nisi ti ndante e tua ngulte lopëve LSI-ja;

Super infrastrukture! Madje ne një shtëpi me 6 lope desh rrahën edhe udhëheqësin se dy lope kishin ngordhur", shkruan Braçe.

Një ditë më parë presidenti Meta i bën thirrje qeverisë të dëgjojë zërin e komunitetit, shoqërisë civile, aktivistëve të mjedisit që të tërhiqet nga çdo projekt që parashikon ndërtimi të HEC-eve mbi lumin Vjosa.