Meta: E gjithë lugina e Lumit Vjosa të shpallet Park Kombëtar! Qeveria të tërhiqet nga ndërtimi i çdo HEC-i

Meta: E gjithë lugina e Lumit Vjosa të shpallet Park Kombëtar! Qeveria të tërhiqet nga ndërtimi i çdo HEC-i

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta mbështet shpalljen e të gjithë luginës së limit Vjosa si Park Kombëtar. Meta i bën thirrje qeverisë të dëgjojë zërin e komunitetit, shoqërisë civile, aktivistëve të mjedisit që të tërhiqet nga çdo projekt që parashikon ndërtimi të HEC-eve mbi lumin Vjosa. Presidenti thekson se qeveria ka shpallur si “Peizazh i Mbrojtur” vetëm pjesën e sipërme të Vjosës , ndërkohë që nuk e ka bërë këtë për rrjedhën e mesme dhe të poshtme e cila nuk ka asnjë status mbrojtje.

"Mbështes plotësisht deklaratën e përbashkët të “EcoAlbania”, “Riverëatch” dhe “EuroNatur”, si dhe të grupeve të shkencëtarëve e ambientalisëve, vendas e të huaj, për shpalljen Park Kombëtar të të gjithë luginës së lumit Vjosa.

Ndaj të njëjtin shqetësim, se përkundër deklaratave publike të Kryeministrit dhe anëtarëve të qeverisë, situata në realitet po shkon në drejtim të kundërt, pasi vetëm për pjesën e sipërme të Vjosës është planifikuar shpallja e zonës si kategori “Peizazh i Mbrojtur”, ndërsa në rrjedhën e mesme dhe të poshtme nuk është parashikuar asnjë status mbrojtjeje.

Ky plan jo vetëm që përjashton pjesët më me vlerë të sistemit lumor, por gjithashtu do ta linte të pambrojtur zonën në të cilën parashikohen digat e Kalivaçit dhe Poçemit.

Përsëris thirrjen drejtuar Qeverisë, për të dëgjuar zërin e komunitetit, të shoqërisë civile, aktivistëve të mjedisit, të botës akademike, universitare dhe personaliteteve shqiptare e të BE-së, për t’u tërhequr nga çdo projekt që parashikon ndërtim të HEC-eve mbi lumin Vjosa.

Duke e falënderuar sërish Presidenten në Detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani për solidarizimin me këtë kauzë, shpreh vullnetin për të vijuar të gjithë së bashku përpjekjet tona për të mos lejuar, me mjete demokratike, çdo vendimmarrje politike në kundërshtim me interesin publik, që synon shkatërrimin e kësaj parajse natyrore dhe njerëzore, si lumi Vjosa", shkruan Meta.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ka hallin e 7% it .: 18/12/2020 21:04

    Do qe t’i jape vete lejet , kur te vije ne pushtet , si punen e shtetesive , pa s’i digjet shume barku per pasurite apo bukurite natyrore .

    Përgjigju
  • Bledi: 18/12/2020 20:04

    Ik mor pusht palo presilesh.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 18/12/2020 20:00

    A thefsh qafen bie ne Vjose ushqim per peshqit

    Përgjigju
  • O tej: 18/12/2020 19:55

    A Buf Pulash eshte ky?

    Përgjigju
  • redi: 18/12/2020 19:50

    zoti Meta kush ka dhene me teper leje per hidricentrale ne vend keto 30 vjet?Po lejen per Kalivacin dhe Pocemin kush e dha?Ke qene dy here si parti ne ministrin e ekonmise ,si me Saliun ashtu dhe me Ramen.Beje publike te gjykoje populli pastaj.Shume mire ben qe i bashkohesh mbrojtjes se lumit Vjosa

    Përgjigju
  • Kacidhe: 18/12/2020 19:26

    Na i shpifet me kete sorre qe nxirrni ne foto

    Përgjigju
  • GIMI: 18/12/2020 19:21

    Ti e more 7% tend per HEC in e Gimit kur ishe ne qeveri.E pame te gjithe ne video.

    Përgjigju
  • JamKushJam: 18/12/2020 19:11

    hahahahaha kokmadhi, e di per keto HEC-e se i ka firmosur (7%-uar) vete. Do ti hedh hi syve nderkombetareve se e di qe po i numerohen ditet. Ik e shif filxahn me Cizmonen se ka bo dhe operiacion e eshe me pak e shemtuar se c'ishte....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja