Deputeti socialist Erion Braçe ka ironizuar presidentin, Ilir Meta pas deklaratës së këtij të fundit për rritjen e borxhit publik. Në një postim të shkurtër në rrjetet sociale, Braçe shkruan se ‘dora shkon ku dhëmb leku’, ndërsa shton se ‘në dorë të këtyre leku letër ulëret’.

Në një reagim Ilir Meta i bëri thirrje Kuvendit dhe institucioneve financiare vendase dhe të huaja, për të bërë sa më parë një vlerësim real dhe transparent të borxhit publik duke përfshirë të gjitha detyrimet aktuale dhe ato të pritshme të Republikës së Shqipërisë.

Sipas Metës koha e gallatës me ekonominë dhe taksat e shqiptarëve duhet të marrë fund dhe se ekonomia nuk mund të lihet më në dorën e aventurierëve, që duan të falimentojnë Shqipërinë.

Postimi i Braçes