TIRANË- Deputeti i PS-së, Erion Braçe ironizon deklaratën e kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili tha më herët se ka dalë një VKM që e bën AKSHI-n shoqëri anonime.
Me anë të një postim në ‘’Twitter’’, Braçe shkruan më tej se kjo nuk ka lidhje me zgjedhjet e shkuara, por me ato që vijnë.
"Hahahahaha ooo zot! Debili i dytë nga e njëjta shtëpi: E gjitha ka lidhje në administrimin zgjedhor; ka dalë një VKM që e bën AKSHI-në shoqëri anonime; Ky është skandal i telekomanduar që AKSHI-në ta marrë një privat! Pra, nuk ka lidhje me zgjedhjet e shkuara, por ato që vinë", shkruan Braçe.
Skandali me publikimin e pagave është thelluar ditën e sotme ku është publikuar një listë e re me mbi 694 mijë punonjës, pra rreth 60 mijë më shumë se lista e djeshme duke dhunuar sërish në mënyrë skandaloze privatësinë e shqiptarëve. Skandali bëhet edhe më i madh kur në listë janë edhe numrat e telefonit të mbi 900 mijë shqiptarëve. Lista e re, e muajit prill duket të jetë në format e ngjashme me atë të parën, e eksportuar në programin “Excel”. Edhe ky dokument rezulton të jetë krijuar nga useri i ish-punonjëses së Tatimeve Mimoza Seraj, ndërkohë që është krijuar më 26 prill 2021 dhe e modifikuar për herë të fundit më datë 6 maj 2021. Në lidhje me këtë skandal prokuroria tashmë po zhvillon hetimet.
Postimi i deputetit Erion Braçe
Edhe un I ketij mendimi edhe ti antipati je por ju mbeshtes I dashur ne kete moment...
Përgjigju