Publikimi i pagave/ Basha: Rama e ideoi vjedhjen e të dhënave me patronazhistët, ndjesa e tij sa për të kaluar radhën! Po i bëhet presion SPAK të mos e hetojë

TIRANË- Publikimi i të dhënave personale, pagës si edhe numrave të telefonit, për kryedemokratin Lulzim Basha është pjesë e skemës së patronazhistëve të Edi Ramës, e që sipas tij kryeministri është përgjegjësi kryesor. Ndjesën e kërkuar sot nga kreu i qeverisë, për Bashën, është "thjesht sa për të kaluar radhën", duke thënë se duhen çuar përpara drejtësisë të gjithë personat përgjegjës, madje kërkoi dhe dorëheqjen e tij. Basha shkoi edhe më tej duke thënë, sipas informacioneve pranë PD-së, SPAK-ut po i bëhet presion që të mos thellojë hetimet.  Për këtë, ai kërkoi edhe ndihmën e përfaqësive të huaja në vendin tonë.  

"Të dhënat më sensitive të qytetarëve të marra nga drejtoria e tatimeve apo të dhëna të tjera ishin vënë në dispozicion shtabit elektoral të PD. Ai konfirmon të gjitha akuzat tona kur thotë që janë bërë copa-copa. Është vetëm konfirmim i skemës kriminale, i krimit elektoral, i ndërtimit të sigurimit të ri të shtetit me patronazhistët. Ai është i vetëdijshëm për këtë. Kjo është arsyeja pse ka dalë t'i mbrojë patronazhistët publikisht.  Janë ata që kanë ideuar skemën e vjedhjes së të dhënave të shqiptarëve.  Do të ishte skandaloze po të kishte ndodhur para 12 vitesh kur u futëm në NATO, por është dyfish skandaloze që kemi 12 vite në NATO. (...) I bëj thirrje SPAK, BKH dhe SHISH që të krijojnë infrastrukturën e nevojshme që personat përgjegjës për këtë skandal të vihen para drejtësisë, të arrestojnë dhe të vënë përpara përgjegjësisë personat përgjegjës. Përfaqësitë e huaja në Tiranë të ofrojnë mbështetjen për këto struktura sepse informacionet pranë PD tregojnë për presion politik nga personat të përfshirë direkt në këtë skandal patronazhimi sikundër të vazhdon presion që skandali për inceneratorët të mbyllet me Kokën që është vetëm bishti", tha Basha.

Nga ana tjetër, nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku tha se shtimi i 60 mijë të punësuarve gjatë periudhës së prillit 2021, tregon edhe një herë se si shqiptarët u shantazhuan dhe u presionuan nga qeveria për t’u marrë votën.

“Kush ka analizuar të dhënat e listës së prillit që sapo është publikuar ka 60 mijë të punësuar më shumë për zgjedhjet, pra tregon edhe një herë se çfarë bëri qeveria për zgjedhjet dhe me çfarë u përball PD", tha Tabaku.

Njëjtë si Tabaku, ka qenë i mendimit edhe nënkryetari tjetër i PD-së, Enkelejd Alibeaj, e ndërsa tha se nuk është thjeshtë 637 mijë të dhëna publike, janë 637 mijë vepra penale, që sipas tij bëhen nga njerëz paranojak, e këtu iu referohet patronazhistëve.

"Vini re, gjithnjë para zgjedhjeve të 25 prillit! Dhe nuk është thjeshtë 637 mijë të dhëna publike, janë 637 mijë vepra penale.  Çdo individ i punësuar në shtet apo privat, meqë ra llafi në shtet janë 178537 shtetas të punësuar në shtet; janë po kaq vepra penale. Në total 637 mijë vepra penale.  Në minimumin e tyre, secili prej tyre jemi të përndjekur. Përndjekja është vepër penale e parashikuar në Kodin Penal. Ky është minimumi.   Pjesa tjetër, kjo përndjekje e bërë jo nga njerëz paranojak, por ndoshta edhe të tillë në fakt. Por në formën e shtetit paranojak të Edi Ramës, kjo e bën situatën traumatike në aspektin penal.   E gjitha ka lidhje me atë skemë patronazhimi të ngritur për atë qëllim të vetëm: zgjedhjet. Deformimi i vullnetit të individit, deformim i vullnetit të më së paku 637 mijë shtetasve shqiptar. Pa përllogaritur efektin e familjeve", përfundoi Alibeaj.    

Në fund, Basha nuk e përjashtoi mundësinë e protestave, por iu bëri edhe një thirrje vetë qytetarëve që të reagojnë, pasi sipas tij nuk i janë vjedhur të dhënat vetëm opozitës, por të gjithë shqiptarëve.    

Skandali me publikimin e pagave është thelluar ditën e sotme ku është publikuar një listë e re me mbi 694 mijë punonjës, pra rreth 60 mijë më shumë se lista e djeshme duke dhunuar sërish në mënyrë skandaloze privatësinë e shqiptarëve. Skandali bëhet edhe më i madh kur në listë janë edhe numrat e telefonit të mbi 900 mijë shqiptarëve. Lista e re, e muajit prill duket të jetë në format e ngjashme me atë të parën, e eksportuar në programin “Excel”. Edhe ky dokument rezulton të jetë krijuar nga useri i ish-punonjëses së Tatimeve Mimoza Seraj, ndërkohë që është krijuar më 26 prill 2021 dhe e modifikuar për herë të fundit më datë 6 maj 2021. Në lidhje me këtë skandal prokuroria tashmë po zhvillon hetimet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:32
Basha: S’kemi një emër për presidentin e ardhshëm

Lulzim Basha tha se aktualisht fokusi i PD është në skandalin e publikimit të pagave nga PD dhe se konsultimet brenda PD për një emër për presidentin e ardhshëm nuk ka ende.

Gazetari: Keni një emër për presidentin e ardhshëm brenda grupit të PD.

Basha: Jo

Ora 15:25
Vjedhja e të dhënave personale, Basha paralajmëron protesta

 

Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar se opozita mund të protestojë lidhur me vjedhjen e të dhënave personale.

"Shqiptarët janë Zot të fateve të tyre dhe unë të pyes e ndjej që duhet të protestosh, pse nuk proteston (pyet gazetarin)! Nga e di ti që nuk do të ketë protestë? Opozita është në detyrën e saj, ka thirrur protesta, janë vjedhur të dhënat e të gjithë qytetarëve", tha Basha.

Ora 15:16
Tabaku: Shtimi i 60 mijë punonjësve gjatë prillit 2021, tregon edhe një herë se zgjedhjet u vodhën

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku akuzoi se skandali me publikimin e pagave e bëri qeveria dhe se kjo listë u përdor pikërisht nga kjo mazhorancë për të vjedhur zgjedhjet e 25 prillit. Tabaku tha se shtimi i 60 mijë të punësuarve gjatë periudhës së prillit 2021, tregon edhe një herë se si shqiptarët u shantazhuan dhe u presionuan nga qeveria për t’u marrë votën.

“Kush ka analizuar të dhënat e listës së prillit që sapo është publikuar ka 60 mijë të punësuar më shumë për zgjedhjet, pra tregon edhe një herë se çfarë bëri qeveria për zgjedhjet dhe me çfarë u përball PD. Pra tregon edhe njëherë shantazhet, presionet dhe vjedhjen e votave”, tha Tabaku.

Ora 15:08
Basha: Ka presion politik ndaj SPAK që të mos hetohet skandali i publikimit të pagave! Ambasadat të ofrojnë mbështetje

 

Kreu i PD-së,  Lulzim Basha është shprehur  se ndaj organeve të drejtësisë ka një presion të madh politik për të mos hetuar deri në fund skandalin e publikimit të listës së pagave.

“I bëj thirrje SPAK, BKH dhe SHISH që të krijojnë infrastrukturën e nevojshme që personat përgjegjës për këtë skandal të vihen para drejtësisë, të arrestojnë dhe të vënë përpara përgjegjësisë personat përgjegjës. Përfaqësitë e huaja në Tiranë të ofrojnë mbështetjen për këto struktura sepse informacionet pranë PD tregojnë për presion politik nga personat të përfshirë direkt në këtë skandal patronazhimi sikundër të vazhdon presion që skandali për inceneratorët të mbyllet me Kokën që është vetëm bishti", tha Basha.

Ora 14:57
Publikimi i pagave, Basha: Akt kriminal i urdhëruar, ndjesa e Ramës vetëm për të kaluar radhën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se publikimi i pagave është një skemë e mirëfillte kriminale dhe se ndjesa e kryeministri Rama ishte vetëm për të kaluar radhën.

‘Kush përfundoi në burg askush, sepse është një skemë kriminelësh. Ajo që kemi parë sot është vite e vite larg. Po përpiqet që ta zvogëlojë këtë skandal, dhe ky pretendon se është çështje bravash. Nuk është çështje e një punonjësi që ka pasion shpërndarjen e pagave. Po pasion te kesh USB apo në hardisik të dhënat personale, ky nuk është pasion është akt kriminal i urdhëruar. Është akt kriminal i përmasave të tilla që nuk kanë urdhër të bëjnë realitet përfshirja e personave politik, ndjesa e tij është për të kaluar radhën, është pjesë e patronazhimit për blerjen e votës dhe mandatit të tretë. Burimi i çdo të keqje është blerja e votë. Ky skandal lidhet me vjedhjen e inceneratorët. Shqiptarët nuk kanë më asnjë dyshim i përfshirë në këtë është Edi Rama. Nga njëra anë skandali i patronazhistëve dhe nga ana tjetër skandali i inceneratorëve. Nuk ka nevojë të flasim për gjurmët ja ku është ujku.’- tha Basha.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eli: 23/12/2021 15:47

    Kam qe dje qe perpiqem te bej nje lidhje se dora e cilit mund te ishte per publikimin e te dhenave!Dhe ja e mora pergjigjen nga Jorida Tabaku.Paska qene mendja e grupit te Bashisteve dhe dora e nje punonjesi apo ish punonjesi qe ka,apo ka pastur akses tek te dhenat.Eshte e njejta strategji si me ish prokuroret dhe ish policet qe u jepnin sekretet para nje apo dy vjetesh.Dhe e gjitha kjo per cfare?!Per te trguar qe ne prill jane 60 000 me shume te punesuar per tu marre votat.Pra per te zbuluar kete nxorren cupllak te gjithe shqiptaret.Keta nuk pyesin per asnje njeri!Keta shfrytezojne cdo gje deri edhe vdekjen dhe per cdo gje bejne fajtor vetem Edi Ramen!Shpresojne tek e vetmja strategji per te marre pushtetin,largimin e Rames.Por qe tani qe u ndane, nuk kane per ta marre kurre!!

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 23/12/2021 15:32

    Ja pra nga kush dhe ne favor te kujt u sajua kjo vjedhje listash.Eshte ftese per te bashkise forcat e pd dhe lsi per permbysje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë