TIRANË - Zyrat e shtetit janë zhveshur nga ministrat në ikje, duke marrë deri edhe tek kompjuterat. Denoncimi vjen nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i cili e ka bërë denoncimin në profilin e tij në rrjetin social në Facebook.
"Ministrat e qeverisë së mundur, kanë ikur duke zhveshur zyrat e shtetit!! Bastisja ka ndodhur nga Kuvendi, Kryeministria e deri në çdo ministri.
Kanë marrë gjithçka;”, shkruan Braçe në facebook.
Sipas tij, “nga pikturat në mure, suvenire të ndryshëm vendosur në ambiente të posaçme të po këtyre zyrave, kompiuterë dhe hard disk-e të kompiuterëve që janë zëvendësuar me të tjerë që nuk kanë as edhe një program të vetëm të instaluar”.
Braçe shton se arsyeja që kanë dhënë është tërësisht banale: "I kemi patur dhurata personale por që i kemi mbajtur në zyrat publike të shtetit!!! Tamam sikur ti kenë patur private!!!”, shkruan Braçe në shënimin e tij në Facebook.
Deputeti i PS nënvizon se kjo bastisje e zyrave të shtetit nuk duhet falur.
“Askush nuk ka deklaruar deri me sot dhuratat e marra gjatë e për shkak të detyrës; Askund nuk egziston ndonjë regjistër për dhuratat e marra nga zyrtarët e shtetit gjatë e për shkak të detyrës. Secili ndër ne e di që një pjesë të vizitave jashtë, veçmas nga kryetarja e Kuvendit, kryeministri e disa ministra janë bërë thjesht e vetëm për të marr dhurata të çmuara. Kjo bastisje nuk duhet falur!”, - shkruan Braçe.
“FUSNOTE: Në vemendje të Eduard Halimit, shoqëruar me pyetjen: Me kë tallesh ti?!!”, përfundon shënimi i deputetit të PS-së, Erion Braçe në rrjetin social Facebook.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com