TIRANË - Qeveria duhet të nisë një analizë të thellë për të gjitha koncensionet që ka dhënë pasi disa prej tyre janë kthyer tashmë në një monopol. Kështu ka thënë sot kreu i komisionit të ekonomisë Erjon Braçe teksa në komision ishte i pranishëm edhe Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj.
“Në territorin e Republikës së Shqipërisë vazhdojnë të ushtrohen disa koncesione të cilat kanë kosto shumë të lartë qoftë për qytetarët e republikës së Shqipërisë, qoftë edhe për sipërmarrjet, njëri prej të cilave u shkurtuara javën që shkoi në parlament por janë dhe 3, 4 të tjerë që vazhdojnë të krijojnë kushte të pastra monopoli dhe me tarifa shumë të shtrenjta qoftë për qytetarët, qoftë edhe për sipërmarrësit.” – tha Braçe.
Por sipas ministrit Ahmetaj ligji i ri “Për koncesionet dhe partneritetin publik dhe privat” nuk do të krijojë hapësira për koncensione monopoliste.
“Të korrigjojmë njëherë e mirë dhe të futi në shina transparence të plotë mënyrën e dhënies së koncesioneve duke gjithë ato element që ne morëm një nga një, sidomos abuzimin me oferta minimaliste.” – u shpreh Ahmetaj.
E pranishme në këtë komision ishte edhe drejtoresha e Autoritetit të konkurencës Lindita Lati e cila kishte sjellë në komision një propozim për shtimin e stafit dhe të strukturave të autoritetit që ajo kontrollon.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO