Deputeti Erjon Braçe doli krah blegtorëve të cilët po protestojnë këto ditë pasi ankohen se po shkojnë drejt falimentit pasi nuk po mbështeten
Në intervistën për emisionin "Studio Live' ne Report Tv, Braçe faj që blegtorët janë në këtë gjëndje është edhe i Arben Ahmetajt i cili gjatë kohës që ishte ministër i Financave, (2018) prishi skemën fiskale të TVSH-së.
Protesta e blegtorëve ka përmbajtje. Janë çështje që kemi folur për 4 – 5 vite radhazi. Hera e fundit që kam folur për atë që pyetët më herët ( Shënim: Ahmetaj,) ishte kur u prish skema fiskale e tatimeve mbi vlerën e shtuar për bujqit, nga 20 u bë 6 dhe nga 6 u bë zero. Dhe nuk ishte impakt të drejtëpërdrejtë mbi bujqit e blegtorët por impakt themelor mbi industrinë e përpunimit. Sot industria e përpunimit është me humbje dhe për shkak se duhet të mbulojë humbjet ka kaluar në informalitet skandaloz. Në import të qumështit lëng, e import skandaloz të vajit të palmës që zgjat afatin e skandencës së produkteve dhe frenon prodhimin. Jemi përplasur për gjëra themelore e parimore.
Tani vijmë tek kjo ditë kur gjithë efekti inercia positive që i dha një hov shumë të madh bujqësisë dhe blegtorisë deri në dhjetor të 2019, ka mbaruar. Tani jemi në siklet të madh se duhet ti kthejmë përgjigje bujqve për një problematikë që kemi shkaktuar edhe ne por e shkaktojnë masivisht dhe kompanitë e prodhimit dhe përpunimit, të qumështit pa diskutim"
Kërkon ti jepet fund informalitetit.
"Është informaliteti që bën që nga 1600 lekë për litër qumështi i deles përfundon në 1200 lekë brenda një jave. Çfarë ka ndodhur, kanë gjetur qumësht deleje diku tjetër .
Nëse vijojmë në të tilla kushte informaliteti do të vijojë të vlojë. Kam marrë shifrat e doganës dy fabrikat më të mëdhaja në këtë vend 9 mijë ton për 2023 pranë 10 mijë ton qumësht të importuar lëng i skremuar, që nuk bëhet as djath kaçkavall, asgjë. Është përdorur thjesht si lëng. 10 mijë ton është qumështi i tyre (Blegtoreve) që nuk shitet. Duhet të përgjigjemi e ti japim zgjidhje"
Kërkon ndryshimin e skemës së subvencionimit të fermerëve. Dhe si shembull sjell Italinë
"Është e rëndësishme të ndryshojë skema e subvencionimit të fermerëve. 100 mijë lekë për një kokë lopë e 10 mijë për një dele nuk kanë vlerë. Ato I hanë për dy javë ndërkohë që kemi 365 ditë. Duhet të subvencionojmë rendimentin, pra litrat dhe cilësinë. Të adaptojmë skemën e gatshme që ka Italia."
Kërkon ndryshimin e skemës së subvencionimit të fermerëve
"Është e rëndësishme të ndryshojë skema e subvencionimit të fermerëve. 100 mijë lekë për një kokë lopë e 10 mijë për një dele nuk kanë vlerë. Ato I hanë për dy javë ndërkohë që kemi 365 ditë. Duhet të subvencionojmë rendimentin, pra litrat dhe cilësinë. Të adaptojmë skemën e gatshme që ka Italia. Duhet të adresojmë çështjen e TVSH sa i takon përpunuesve brenda vendit. Nëse vijojmë në të tilla kushte informaliteti do të vijojë të vlojë. Sot nuk ka një faturë tatimore në kohë reale. Faturat që qarkullojnë shtypen e shtypen, të marrë fund informaliteti duhet medoemos të zgjidhet skema e Tvsh që ti japim zgjidhje dhe blegtorëve"
Vë theksin dhe tek zgjidhja e problemit të TVSH tek grumbulluesit.
"Duhet të zgjidhim problemin e tatimit mbi vlerën e shtuar tek grumbulluesit e përpunuesit në segmentin e brendshëm. Sot që flasim është 20% në dalje e zero % në hyrje. Janë të painteresuar që të grumbullojnë Brenda vendit se humbin lekë po ta sjellin nga importi efekti i TVSH për ta është zero" thote Braçe.
Lajmi kryesor: