Akuzat e Ahmetajt, Braçe në Report Tv: S'dëgjoj përralla! Nëse ai është i përndjekur politik, atëherë Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe në një intervistë në emisionin ‘Studio live’ në Report Tv ka komentuar për herë të parë akuzat e Arben Ahmetajt nga arratia në televizionin e Sali Berishës, kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Braçe i cilësoi akuzat e Ahmetajt përralla, e shtoi se nuk bëhet fjalë për përndjekje politike. Si paralelizëm për këtë rast, Braçe tha se nëse Ahmetaj do të ishte i përndjekur politik, ai do të ishte Leo Messi (futbollist) e kryeministri Rama Taylor, Taylor Swift (këngëtare).

Braçe: Kam rreth 40 vjet që nuk dëgjoj përralla. E kam të pamundur që të dëgjoj përralla në këtë moshë. Kështu që nuk di se çfarë të them. Çfarë pretendon?

Arbëri Hitaj: Ishte një kurth që i është bërë nga Rama, kryetari i bashkisë... (për akuzat e SPAK për aferën e inceneratorëve)

Braçe: A kjo është përndjekje politike dmth?

Hitaj: Sipas Ahmetajt po...

Braçe: Nëse është përndjekje politike. I bie që Rama të jetë Teylor Swift në superboul e radhës dhe unë të isha Leo Messi, por nuk jam. Do të doja të isha por nuk jam.

Më tej tha se çështja e Ahmetajt duhet t’i lihet drejtësisë dhe të mos kthehet në çështje politike si dhe ti jepet fund politikanëve që bëjnë rolin e avokatit, prokurorit, gardianit apo policit për njerëzit e drejtësisë. 

Duhet të jetë thjesht e vetëm e drejtësisë. Dua që politikanët të përjashtohen nga diskutimi I të tilla çështjeve. Ka një problem se janë bërë politikanët të zëshëm  në aspektin që marrin atributin e SPAK. Kërcënojnë në emër të SPAK, thonë ta tregoj unë ty e ta bëj unë ty. Politikanët duhet të kuptojnë një herë e mirë që kjo reforma që u bë në drejtësi ka përcaktuar rolet një herë e mirë. Nëse akuzohet politikani ka nevojë vetëm për avokat, dhe akuza për prokuror. Të dyja palët për gjykatës. Nuk ka nevojë për politikan në mes që bëjnë avokatin, prokurorin e njërës palë apo politikanë që bëjnë avokatin, prokurorin, gardianin e burgut, policin për prokurorët e gjykatësit. Ky vend duhet të kthehet në normalitet që cënohet nga politikanët e kriminelët. Vetëm nga këto dy kategori frenohet ky normalitet" tha Braçe në studion e gazetarit Arbër Hitaj.

Origjinën e kaosit në Kuvend nga Rithemelimi socialisti Erion Braçe e ka të qartë. Sipas Braçes, ata e kanë në ADN dhunën. Ironinë Braçe nuk e kurseu edhe për takimet e përditshme poshtë ballkonit të Berishës, në arrest shtëpie për aferën Partizani.

“Që ka protesta fermerësh e bujqish është pozitive. Se protesta për të qarë atë që flet me yjet atje sipër janë protesta pa vlerë. Por marrin më shumë zë ato sesa këto protesta”- tha Braçe.

Në intervistën e dhënë në Studio Live, deputetin Braçe tha se do të marrë shkas nga një investigim i Report Tv për të ndërmarrë iniciativën e radhës ligjore.

“Propozimi i radhës do të jetë ndalimi i tregtimit të cigareve elektronike për fëmijët dhe ndalimi i SNUSEVE. Duhet të jetë e ndaluar për fëmijët”- tha Braçe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:28
'21 janari', Braçe kritika drejtësisë: Pas vendimit të Strasburgut është pengmarrje politike

Deputeti socialist Erion Braçe, i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, tha se drejtësia për vrasjen e 4 protestuesve më 21 janar, po funksionon si qëmoti.

'Drejtësia ka dy dimensione, ka Prokurorisë Speciale dhe pastaj janë gjithë gjykata e tjera. Gjykatat e juridiksionit të zakonshëm. Ndërkohë që ky dimension i Prokurorisë Speciale po funksionon mirë keq dhe po bën një gjë që nuk ka ndodhur në 34 vite në këtë vend. I vetmi zyrtar që është përballur më drejtësinë ka qenë Fatos Nano. Zgjodhi të përballej me seancat gjyqësore vetë. I vetmi zyrtar është ai. Pas 31 vjetësh kemi një zyrtar të lartë të shtetit shqiptar që po përballet me drejtësinë, që i ikën drejtësisë, i ka shpallur organizatë kriminale. Duke përdorur fuqinë politike, e duke i bërë presion drejtësisë. Pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut është pengmarrje politike e një çështje. Njëra pjesë po funksionon dhe meriton mbështetje akoma më të madhe pjesa tjetër funksionon si qëmoti pa asnjë lloj ndryshimi.'- tha Braçe.

Ora 18:17
Braçe krah blegtorëve e fermerëve në protestë: Faji që janë këtu edhe i Ahmetajt, prishi skemën e TVSh! Të luftohet informaliteti dhe ndryshohet subvencionimi

Deputeti Erjon Braçe doli krah blegtorëve të cilët po protestojnë këto ditë pasi ankohen se po shkojnë drejt falimentit pasi nuk po mbështeten

Në intervistën për emisionin "Studio Live' ne Report Tv, Braçe faj që blegtorët janë në këtë gjëndje është edhe i Arben Ahmetajt i cili gjatë kohës që ishte ministër i Financave, (2018) prishi skemën fiskale të TVSH-së.

Protesta e blegtorëve ka përmbajtje. Janë çështje që kemi folur për 4 – 5 vite radhazi. Hera e fundit që kam folur për atë që pyetët më herët ( Shënim: Ahmetaj,) ishte kur u prish skema fiskale e tatimeve mbi vlerën e shtuar për bujqit, nga 20 u bë 6 dhe nga 6 u bë zero. Dhe nuk ishte impakt të drejtëpërdrejtë mbi bujqit e blegtorët por impakt themelor mbi industrinë e përpunimit. Sot industria e përpunimit është me humbje dhe për shkak se duhet të mbulojë humbjet ka kaluar në informalitet skandaloz. Në import të qumështit lëng, e import skandaloz të vajit të palmës që zgjat afatin e skandencës së produkteve dhe frenon prodhimin. Jemi përplasur për gjëra themelore e parimore.

Tani vijmë tek kjo ditë kur gjithë efekti inercia positive që i dha një hov shumë të madh bujqësisë dhe blegtorisë deri në dhjetor të 2019, ka mbaruar. Tani jemi në siklet të madh se duhet ti kthejmë përgjigje bujqve për një problematikë që kemi shkaktuar edhe ne por e shkaktojnë masivisht dhe kompanitë e prodhimit dhe përpunimit, të qumështit pa diskutim"

Kërkon ti jepet fund informalitetit.

"Është informaliteti që bën që nga 1600 lekë për litër qumështi i deles përfundon në 1200 lekë brenda një jave. Çfarë ka ndodhur, kanë gjetur qumësht deleje diku tjetër .

 Nëse vijojmë në të tilla kushte informaliteti do të vijojë të vlojë. Kam marrë shifrat e doganës dy fabrikat më të mëdhaja në këtë vend  9 mijë ton për 2023 pranë 10 mijë ton qumësht të importuar lëng i skremuar, që nuk bëhet as djath kaçkavall, asgjë. Është përdorur thjesht si lëng. 10 mijë ton është qumështi i tyre (Blegtoreve) që nuk shitet. Duhet të përgjigjemi e ti japim zgjidhje"  

Kërkon ndryshimin e skemës së subvencionimit të fermerëve. Dhe si shembull sjell Italinë

"Është e rëndësishme të ndryshojë skema e subvencionimit të fermerëve. 100 mijë lekë për një kokë lopë e 10 mijë për një dele nuk kanë vlerë. Ato I hanë për dy javë ndërkohë që kemi 365 ditë. Duhet të subvencionojmë rendimentin, pra litrat dhe cilësinë. Të adaptojmë skemën e gatshme që ka Italia."

Kërkon ndryshimin e skemës së subvencionimit të fermerëve

"Është e rëndësishme të ndryshojë skema e subvencionimit të fermerëve. 100 mijë lekë për një kokë lopë e 10 mijë për një dele nuk kanë vlerë. Ato I hanë për dy javë ndërkohë që kemi 365 ditë. Duhet të subvencionojmë rendimentin, pra litrat dhe cilësinë. Të adaptojmë skemën e gatshme që ka Italia. Duhet të adresojmë çështjen e TVSH sa i takon përpunuesve brenda vendit. Nëse vijojmë në të tilla kushte informaliteti do të vijojë të vlojë. Sot nuk ka një faturë tatimore në kohë reale. Faturat që qarkullojnë shtypen e shtypen, të marrë fund informaliteti duhet medoemos të zgjidhet skema e Tvsh që ti japim zgjidhje dhe blegtorëve"

Vë theksin dhe tek zgjidhja e problemit të TVSH tek grumbulluesit. 

  "Duhet të zgjidhim problemin e tatimit mbi vlerën e shtuar tek grumbulluesit e përpunuesit në segmentin e brendshëm. Sot që flasim është 20% në dalje e zero % në hyrje. Janë të painteresuar që të grumbullojnë Brenda vendit se humbin lekë po ta sjellin nga importi efekti i TVSH për ta është zero" thote Braçe.

Ora 17:53
Investigimi i Report Tv, Braçe: Do propozoj ndalimin e tregtimit të cigareve elektronike dhe SNUS-eve për fëmijë

 

Për Report TV Erjon Braçe tregon dy nismat e reja që do të propozojë në Kuvend:

Propozimi i radhës do të jetë ndalimi i tregtimit të cigareve elektronike për fëmijët dhe ndalimi i SNUSEVE. Duhet të jetë e ndaluar për fëmijët.

Kjo nismë vjen dhe nxitur nga investigimi i Report Tv sipas të cilit SNUS, stimulanti me përmbajtje nikotine i paketuar në qeska të vogla të cilat mbahen në gojë po përdoret masivisht nga adoleshentët në Tiranë.  Kjo substancë po përdoret si trend edhe pse qëllimi fillestar është të ndihmojë në lënien e duhanit. I ndaluar në të gjithë Bashkimin Evropian, autoritetet shqiptare ende nuk kanë një reagim, ndërsa rreziqet shëndetësore nga konsumi janë të mëdha

Ora 17:31
Berisha si Nano? Braçe: Zero ngjashmëri, lideri i PS nuk ishte non grata

 

Deputeti socialiste Erion Braçe thotë se nuk ka asnjë ngjashmëri mes ish-kryeministrit Fatos Nano dhe Sali Berishës sa i takon përballjes me drejtësinë. Braçe tha në Report Tv se lideri i PS-së nuk ishte non grata kudo.

'Ky që bën mbrojtësin e Sali Berishës sot ishte prokurori i fatos Nanos. Nuk ka të ngjashme. Fatos Nano banon në një apartament. Kjo është diferenca midis Nanos dhe atij. Këtë po e konsiderojnë ‘non grata’. Ndërkohë Fatos Nano nuk pati asnjë nga këto.'- tha Braçe.

Ora 17:28
Protestat tek rrugica e Berishës, ironia e Braçes: Po qajnë atë që flet me yjet

 

Deputeti Erjon Braçe kërkon të mbështeten fermerët dhe blegtorët. Protestën e tyre e sheh shumë pozitive, ndërsa bën një paralelizëm me protestat e Berishës tek rrugica e tij.  

“Që ka protesta fermerësh e bujqish është pozitive. Se protesta për të qarë atë që flet me yjet atje sipër janë protesta pa vlerë. (I referohet protestës së Berishës) Por marrin më shumë zë ato sesa këto protesta.

Shpreh keqardhjen për situatën parlamentare në seancë plenare shkaktuar nga skenaret e kaosit të deputetëve të Rithemelimit.

"Më vjen keq që dimensionit parlamentar i ka ikur seanca plenare. Edhe puna ime dhe ajo e kolegevë të tjerë të PS-së por edhe një pjesë e tyre që angazhohen për diskutime në pr/ligje e jo për të qarë për atë tek kati i 8-të që i flet qiellit dhe yjeve se poshtë nuk ka më. Aspekti i komisioneve parlamentare funksionon por segmenti i diskutimeve në seancë plenare s'po funksionon"  

Ora 17:23
Koasi i opozitës në Kuvend, Braçe: E kanë dhunën në ADN, e neveritshme! S’dinë të bëjnë deputetin

 

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv ka komentuar aksionin e opozitës në Kuvend.

‘Ata janë punonjës të shtetit. Nuk mundët që dhuna fizike të legjitimohet në këtë gjë. Këta e kanë në ADN dhunën. I keni parë që të flasin ndonjëherë për ndonjë ligj për atë që diskutohet. Ajo që ndodhi sot është e shëmtuar dhe e neveritshme. Mos të kehs respekt për ushqimin ndërkohë që është një e drejtë e të gjithëve. Këta nuk dinë që të bëjnë deputetin. Me tregoni një diskutim konkret të një ligji që dinë të bëjnë këta. Ka një mbikëqyrje të parlamentit nga një institut serioz dhe shihni renditjen e deputetëve të opozitës, gjithë këta që janë më të dhunshmit në parlament. Nuk dinë që ta bëjnë deputetin. Në këtë aspekt në do të vazhdojmë.’- tha Braçe.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë