Braçe kritika Kadastrës: Të certifikohen tokat bujqësore, s’kanë pse presin në radhë apo aplikim online

 

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe në fjalën e tij në Kuvend ka kritikuar shërbimet online dhe konkretisht është ndalur tek ofrimi i shërbimeve nga Kadastra. Braçe u shpreh se sot që flasim pjesa dërrmuese e shërbimeve të Kadastrës ofrohen manualisht. Po ashtu një çështje tjetër tek e cila u ndal Braç ishte edhe fakti i legalizimit të toave bujqësore. Braçe tha se në lidhje me këtë çështje janë shumë pas, duke frenuar në këtë mënyrë edhe të gjitha zhvillimet sa i takon kapiatlit në fshat.

‘Prej vitesh kemi një revolucion digjital. Duhet të nxitojmë sa më shumë të jetë e mundur pasi zhvillimet në këtë fushë janë shumë të mëdha. Ne jemi akoma tek I-shërbimi dhe duhet ti shtyjmë akoma më tutje. Për t’i nxitur për ti bërë akoma më shumë në këtë fushë kemi akoma punë. Ne duhet të bëjmë të gjitha shërbimet online. Të aksesohen shërbimet online. Sot që flasim pjesa dërrmues e Kadastrës funksionon me BackOffice manualisht dhe ky është një shqetësim shumë i madh. Pasi ne kemi vendosur edhe afate për dhënin e shërbimit dhe qytetari është gjithmonë e më tepër i bezdisur, pasi di afatin datës dhe nuk merre shërbimin.

BackOffice funksionon manualesh dhe funksionon aq keq saqë nuk gjen dot vitet e punës. Mund ti ndodhë diçka e papritur dhe nuk ka marrë qoftë edhe një pagesë të vjetër pensioni. Back officë duhet të hyjë në procesin e digjitalizimit sa më shpejt të jetë e mundur.

Sot zonat rurale në pjesën më të madh e nuk mbulohen me internet. Ne duhet të kemi të paktën një masë bazike me qëllim që ky investim të bazohet edhe atje. Për të gjitha shërbimet online janë krijuar zyra të ndërmjetme, të cilat e ofrojnë shërbimin e aksesin. Kam ndjekur me vëmendje aplikimet buqëve për naftën dhe në zyrat e bujqësisë ka pasur radha pa fund ku bëhet falas edhe aplikimi. Infrastruktura një dhe eliminimi i këtyre ndërmjetësve. Teknologjia ul edhe kostot dhe qytetarët duhet ti marrin me 0 lekë.

Jemi shumë mbrapa legalizimit të tokë bujqësore. Pasi ka frenuar të gjitha zhvillimet sa i takon kapitalit në fshat. Sot kapital privat në fshat nuk ka dhe thelbi është një copë letër certifikatë e pronësisë. Nuk ka një akt noterial që të shoqërojë një kontratë qiraje. Duhet të nxitojmë tek ky proces. Tokat bujqësore të ndara për të cilat nuk ka konflikt, të certifikohen njëherë e mirë dhe s’kanë pse presin në radhë apo në aplikim online”, tha Braçe.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PS rikthen çështjen e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, Balla ftesë Bardhit të ulen për bisedime! Berisha sulmon sërish policinë: Ndihem muxhahedin, Çuçi të dorëhiqet


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja