TIRANË – Sallën e Kuvendit të Shqipërisë, të pasuruar së fundit me kompjutera për çdo deputet, deputeti i PS-së Erion Braçe e ka krahasuar sot me një internet kafe, ndërsa vetë Kuvendin me “internet llafe”
Braçe i drejtohet kryetares së Kuvendit, Topallit, me një mesazh në Fb:
“Zonjë e mundur, e di që deri me sot, në atë sallë, ti atje lart mbaje ekranin përpara e shihje televizor edhe kur deputetet flisnin. Por, parlamenti i një vendi është vendi i fjalës, jo i ekraneve të telenovelave. “Ezelin” shko e shihe në shtëpi.
Ky është soji më i zi i hajdutëve, vjedhin dhe shëmtojnë. Po Kongresi Amerikan, Parlamenti i Britanisë, Parlamenti i Francës, Parlamenti i Gjermanisë, Parlamenti i Italisë, Parlamenti i Holandës, Parlamenti Evropian, qenkan kundër teknologjisë, që nuk e kanë këtë shëmti?! - pyet Braçe.
Më pas, ai analizon vlerën e dyshimtë dhe mënyrën e dyshimtë të blerjes së kompjuterave, por në radhë të parë, ai gjykon “këtë shëmti”, pasi në Parlament duhet t’i jepet vend fjalës, si në çdo Parlament të Evropës.
Ndaj, në përfundim ai propozon: “Drejtuesit e rinj të Kuvendit duhet të bëjnë dy gjëra: e para, të kthejnë sallën e Kuvendit në një ambient serioz debati argumentash dhe së dyti, t’ua japin 140 kompiuterat, pesë shkollave për pesë laboratore informatike.”

(Në foto: Kompjuterat e rinj në sallën e Kuvendit të Shqipërisë)
Redaksia online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Topalli merr tenderin e fundit, 140 kompjutera Kuvendit