Lista e falenderimeve shkon për mjekët dhe infermierët, shëndeti i pari

Lista e falenderimeve shkon për mjekët dhe infermierët, shëndeti i pari

Për cilindo në këtë vend, edhe për mua; Dyfish madje, personalisht por edhe si përgjegjës për një zone të gjerë, e cila, u bë edhe më e gjerë për shkak se duhet t'i përgjigjesha gjithkujt që kishte numrin tim; Ndaj sot kam një liste të gjate falënderimi për mjeke e infermiere:

Së pari, i jam shumë mirënjohës doktoresha Anila Rexhes e Bruna Shirokës, mjeke familjeje për mua e mijëra të tjerë, pa dallim, me një përkushtim e pasion rëzëllites, kurues e shpëtues fizikisht, biologjikisht, mendërisht;

Shumë mirënjohës atyre dhe ccdo mjeku familjeje që është heroi i pare për cilindo që virusi e sulmoi apo cilindo të sëmurë kronikë që prej tyre shërbimi s'u mungoi kurrë!

Se dyti, i jam shume mirënjohës profesoreshe Silva Binos, për gjithcka beri e duroi nga une-derisa me përzuri e çliroi mendërisht, por edhe për gjithçka bëri e bën për Lushnjën, Divjakën, Shqipërinë; bashkë me të një tjetër engjëll, doktoreshë Eugena Tominin që gjurmon virusin e injekton qetësi, siguri, shprese, me to çdo epidemiolog anekënd këtij vendi; shume mirënjohës për rrezikun që morën mbi vete dhe betejën e tyre në vijën e parë!

Se treti, i jam shume mirënjohës profesoreshe Najada Comos e profesor Perlat Kapisyzit, dy komandante të një lufte për mua epike, e pa ndodhur me pare në spitalet tona, beteje për jetën, një gare e çmendur por e fituar përtej njerëzores për shumicën; e ndjej dhimbjen e tyre për humbjen e çdo jete, por jam i lumtur për fitoret e tyre tek çdo i sëmurë, i imi, familjar apo i zonës-te fundit fitues, Veli Leka, Gim Jongari e Altin Bita, zysh Molla në Senatorium;

Bashke me ta, i jam mirënjohës çdo mjeku e infermieri në spitalet Covid; kam zgjedhur dy simbole, profesor Tritan Kalon edhe pse është aq i drejte sa i paarritshëm në çdo gjë që bën e thotë, një engjëll si Ana Luca që kurrë nuk e takova edhe pse shkruajmë e komentojmë njësoj, por larg nga sakrifica e cilësia e punës që e çon shumë lart!

Se katërti, i jam shumë mirënjohës profesoreshë Mira Rakacollit, në planin personal e familjar, si mjeke e drejtuese, mbi të gjitha për sakrificën enorme për të pritur çdo kërkese, shqetësim, ankese dhe organizuar përgjigjen efikase për çdo njeri, burrë e grua, në moshë apo i ri, nga zona ime e gjithë Shqipëria;

Kel Joti, drejtuesi i QSUT, e di fort mirë sa e çmoj, tani edhe publikisht, si organizator e si drejtues në një betejë kundër COVID, por edhe për të mbajtur shërbimet hapur, mbrojtur ato nga depërtimi i virusit, njësoj siç për mjeket, infermieret, farmacistet, sanitaret edhe për të sëmurët, vijuar shërbimin për cilindo tjetër!

Se pesti, i jam shume mirënjohës doktor Skënder Bratajt për gjithë gatishmërine e tij për të pritur, organizuar dhe koordinuar, këtu në Tiranë por edhe në Lushnjë e Divjake, kudo neper Shqipëri, hallin shëndetësor të çdo shqiptari në urgjence shëndetësore;

Pa të dhe Urgjencën që drejton, gjithçka do ishte kaos, panik, dem kolosal në jete njerëzish mbi të gjitha!

Së gjashti, i jam shumë mirënjohës profesor Mentor Petrelës dhe klinikës së tij;

Kur jeta është në dore të tij, qetësia, siguria, profesionalizmi e ekspertiza, përkushtimi i tij shpëtojnë, ketë e pashë personalisht;

Doktor Helidon Nina një tjetër ekselencë e mjekësisë sonë. Kisha dëgjuar për të, shërbimin e tij dhe shpëtues, qetësues, por disa njerëz duhet t'i takosh vete për të kuptuar se sa mund e sakrifice, durim, mirësi, qetësi kur duhet e për gjithkënd, bartin e japin duke shpëtuar jetë njerëzish;

Pafund mirënjohës për të dy!

Një falënderim i madh edhe për profesor Ahmet Kamberin, Nikollaq Kacanin, doktor Dritan Rehovicën, pa të cilët një vit mund të shkoj krejt ndryshe; për fat ata janë e shërbejnë çdo ditë, pafund!

Ne fund, dua ti shpreh mirënjohjen time për gjithë punën e përkushtimin shembullor, drejtoreshës se Shëndetit Publik të Leshnjes e drejtorit të Spitalit po aty, Lauretës e doktor Perinit, çdo mjeku familje në Divjake e Lushnjë, infermieri, farmacisti, sanitari që në 10 muaj kane bere të mundur që në të kemi nen kontroll e në nivel të ulet përhapjen e virusit dhe fatalitetet prej tij, nivel të larte të të shëruarve, madje dhe në moshe të madhe!

Faleminderit shumë shumë të gjithëve!

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025