TIRANË – Deputeti socialist Erion Braçe solidarizohet me kryekomunarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, i kërcënuar ditët e fundit nga mafia e ndërtimit në fushatën e tij për të vendosur të shembur ndërtimet e paligjshme në kryeqytetin e Kosovës dhe i marrë në mbrojtje nga policia.
Nisur nga lajmi që e ka mësuar nëpërmjet shtypit, Braçe shkruan: “Sot lexova në gazetat e ditës se në Prishtinë, kryetari i ri Shpend Ahmeti po godet ndërtimet pa leje, posaçerisht ka shembur një godinë 8-katëshe dhe Prokuroria ka nisur hetim dhe ka arrestuar tetë zyrtarë të njësisë që merrej me kontrollin e territorit. Njëherësh, policia ka marrë nën mbrojtje kryetarin Shpend Ahmeti pas kërcënimeve të pronarit të godinës së shembur.
Një kufi administrativ na ndan,”- nënvizon deputeti, - “por një mendësi për të sfiduar ligjin e rregullin, na bën të njëjtë. E meqë jemi në këtë pikë, tek të qenit të njejtë, unë jam me Shpendin!”- deklaron Braçe. – “ I ofroj solidaritetin tim në përpjekjen e tij për të rikthyer ligjin në territorin e përbashkët të një kryeqyteti shqiptar!”
MEDIAT KOSOVARE: JA PSE U KERCENUA SHPEND AHMETI
Njera prej mediave kosovare, "Radio Kosova e Lirë" e pasqyron kështu lajmin për Ahmetin: "Edhe pse shkonte me autobus në punë dhe pa asnjë truproje, ashtu si i ka hije një kryetari në një vend demokratik, tani e tutje kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmet do të ruhet nga Policia e Kosovës, për shkak se disa persona, të njohur për policinë e kanë kërcënuar me jetë kryetarin e komunës.
Në muajin e kaluar drejtoria e Inspektoratit i kishte rrënuar kësaj kompanie një ndërtim 8-katësh në lagjen “Mat 1”, sepse ai objekt ishte ndërtuar pa leje dhe në kohë fushate, ndërkaq pronari kishte falsifikuar lejen e ndërtimit për këtë objekt.
I arrestuar i 11-të është pronari i kompanisë “Pozhegu Brothers”, Qemajl Pozhegu, për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer veprën penale – falsifikim i dokumenteve. Policia e Kosovës ka arrestuar edhe 10 zyrtarë të Komunës së Prishtinës në krye me kryeinspektorin Ismet Haliti. Policia ka konfiskuar dokumente, dosje e kompjuterë nga Drejtoria e Inspektoratit hetues të policisë së Kosovës."
Redaksia online
(armanda shtëmbari/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com