TIRANË – Privatizimi i pronës publike edhe në ditët e fundit të qeverisë “Berisha” ka bërë që deputeti i Divjakës, Erion Braçe të vërë sërish sot alarmin për një “grabtije” që po ndodh pikërisht në zonën ku ai është zgjedhur.
Drejtori i privatizimit në Ministrinë e Ekonomisë, një person me mbiemër politik, siç shprehet Braçe, po kryen në Divjakë, privatizimin e një objekti që është në pronësi të bashkisë dhe pa miratimin e saj.
Nëpërmjet një shënimi në Fb, Braçe denoncon: “Po konsumohet grabitja e fundit! Sapo u vura në dijeni se ministria e ekonomisë po përfundon operacionin e fundit të grabitjes dhe tjetërsimit të pronës publike tek njerëzit politikë të regjimit, klientela e tyre politike dhe e biznesit!
Kjo nuk falet më! Po shiten, duke shkelur çdo ligj e rregull, prona publike nën administrim të bashkive e komunave – ministrive, duke përfshirë edhe ministrinë e Mbrojtjes.
Po shiten prona në bregdet - duke përfshirë reparte ushtarake e objekte turistike, godina publike gjithfarësh - duke përfshirë edhe ato me funksione të rëndësishme publike në arsim e gjetkë.
Në krye të operacionit qëndron drejtori i Privatizimit në ministrinë e Ekonomisë, një tjetër njeri me mbiemër politik.
Sapo mbylla një bisedë telefonike me të në cilësinë e deputetit të Divjakës, zonë ku po kryhet një prej privatizimeve e për më tepër pa miratimin e bashkisë, e cila është pronarja e objekteve që po shet qeveria e Sali Berishës! I bëra të qartë," - nënvizon Braçe,- "se çdo gjë është e paligjshme, e turpshme, dhe, ai personalisht, do të përgjigjet deri më një!”
Redaksia online
(Armanda Shtëmbari/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com