TIRANË- Pasi Kuvendi mori dritën jeshile në Portin e Durrësit, në një seancë maratonë që ka zgjedhur deri në orën 03:00 të së premtes, deputeti socialist ka postuar një foto nga ‘Foltorja’ e Kuvendit, ku shkruan: Koha për punë tjetër!
Se çfarë ka dashur të thotë Braçe me këtë deklaratë nuk dihet.
Disa e ka interpretuar si një tregues se do lërë politikën, e ndërsa të tjerë e kanë parë si një njoftim që tashmë pas Portit të Durrësit, socialistët do hedhin hapin për një tjetër punë të rëndësishëm.
Në një seancë që ka zgjatur për më shumë se 14 orë e mes debateve dhe akuzave që mbërritën nga opozita duke e cilësuar si “aferën më të madhe korruptive”, Partia Socialiste miratoi me votat e saj marrëveshjen për Portin e Durrësit. Me 74 vota pro dhe 35 kundër, Kuvendi i hapi rrugën investimit 2.1 miliardë eurosh. Të pranishëm në sallë ishin 107 deputetë, ku ia vlen të theksohet që kryeministri Edi Rama mungoi. Në përfundim të votimit, socialistët duartrokitën në atë që e quajnë një "marrëveshje që do i sjellë vendit një bum ekonomik.