Braçe nxjerr pagesat e paligjshme të FSHF-së me firmë të Armando Dukës për Tiranën: I tmerruar nga tallja e t*apit, pa u hetuar nuk mund të ketë futboll

Braçe nxjerr pagesat e paligjshme të FSHF-së me firmë të Armando Dukës për Tiranën: I tmerruar nga tallja e t*apit, pa u hetuar nuk mund të ketë futboll

Për deputetin socialist Erion Braçe, futbolli në vendin tonë nuk luhet më me kembë, por me dorë në tavolinën e Atmand Dukës. Deputeti i PS-së ka publikuar disa pagesa bankare me firmë të Armand Dukës, që FSHF ka kryer në emër të klubit Tirana, që ka llogaritë e bllokuar nga përmbarues, duke e cilësuar këtë një shkelje të hapur të çdo lloj barazie.

‘Një klub futbolli në detyrime të mëdha financiare të njohura nga gjykata, bllokuar në të gjitha llogaritë bankare nga gjykata për këto detyrime, favorizohet nga FSHF, Armando Duka dora vete-siç shihet nga dy dokumentet, e cila kryhen pagesat për llogari të klubit të bllokuar financiarisht!’- shkruan Braçe.

Braçe thotë se duhet hetuar çdo pagesë e FSHF-së, nga centi i parë e deri tek milioni i dalë nga FSHF për të tretë, pasi deri atëherë është e kotë që të luhet futboll, pasi gara është e pabarabartë. “Në cilën federatë të Europës ndodh kjo? FSHF ka fituar imunitet nga skandalet”, shkruan deputeti i PS-së.

POSTIMI I PLOTË

Topi eshte çare! Futbolli po luhet me dore ne tavolinen e Armand Dukes! Shikoni, kam hequr dore e nuk me intereson me hic kush do jete drejtuesi i Federates Shqiptare te Futbollit; po fare! Por jam i tmerruar nga farsa apo tallja e trapit me qindra lojtare dhe gjithe ata njerez qe ndjekin futbollin/superligen cdo te premte, te shtune, te diele e vecanerisht te hene!

Gjithcka ka te bej me fair play-n financiar; besoj e dini qe llogarite e FSHF jane te bllokuara nga gjykata?! Besoj e dini qe arsyeja jane marifetet e FSHF me llogarite e saj bankare e llogari te te treteve ne pagesa prej dhjetera mijera eurosh?! Tani eshte edhe me e qarte;

Nje klub futbolli ne detyrime te medha financiare te njohura nga gjykata, bllokuar ne te gjitha llogarite bankare nga gjykata per keto detyrime, favorizohet nga FSHA, Armando Duka dora vete-sic shihet nga dy dokumentet, e cila kryhen pagesat per llogari te klubit te bllokuar financiarisht!

Pyetja normale do ishte: Me cilen federate futbolli ndodh kjo ne Evrope?! Por normaliteti ne kete vend eshte skandali dhe FSHF ka fituar imunitet nga skandalet; Askush nuk guxon, nuk guxon te merret me paligjshmerine skandaloze te saj! Tani, pasi pashe keto pagesat bankare te kryera me firme te Armando Dukes, Dua ta pyes publikisht: Nga kane mberritur keto para ne federate? Jane te UEFA-s? Jane te Federates? Te cilitdo institucioni te jene, gara eshte shkaterruar!

FSHF eshte e interesuar te fitoj kampionatin, te marre pjese ne Evrope ky ekip, ai tjetri dhe ai ekipi tjeter, me qellim qe FSHF te marre leket mbrapsht-ky eshte dyshimi i madh! Sa kohe ka qe ndodh kjo? Per hater te atyre qindra futbollisteve e kujtdo qe do e ndjek futbollin, duhet hetuar cdo pagese e FSHF nga centi i pare deri tek milioni i dale nga FSHF per te trete! Deri atehere eshte e kote te luhet futboll; gara eshte e padrejte, e pabarabarte, e pandershme!

VO: shihni dy dokumentet ne foto; Jane pagesa bankare nga FSHF me firme te Armando Aukes, ne Angli e Prishtine.

Në fakt, Federatës Shqiptare të Futbollit i janë bllokuar llogaritë bankare me dyshimin se i ka dërguar lekët e UEFA-s në llogari të tjera të klubit Tirana për të shmangur që paratë t’i marrë përmbaruese privat duke qenë se llogaritë zyrtare të Tiranës janë të bllokuara pas humbjes së një gjyqi. Dhe transferta që pretendohet me një dokument banke pa datë, nuk ka lidhje me bllokimin e llogarive të FSHF nga përmbaruesi privat më 10 nëntor 2021.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim