Braçe ofendon Berishën: Ik ore
legen, PD: Të përjashtohet/Debati

Braçe ofendon Berishën: Ik ore<br />legen, PD: Të përjashtohet/Debati
Seanca e Kuvendit ka rinisur pas një ndërprerje për rreth 10 minuta me kërkesë nënkryetarit Edmond Spaho. Kjo ka ardhur për shkak të një ofendimi që sipas PD deputeti Braçe i ka bërë ish kryeministrit. Për këtë pas pushimit kryetari i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka ka ëkrkuar në emër të grupit të mblidhet Byroja e të përjashtoi deputetin Braçe

Paloka i ka kërkuar Valentina Leskajt të mbledhë Byronë por ajo i ëhstë përgjigjur me faktin se është nënkryetare dhe se Byronë i takon kryetarit Meta ta mbledhë

Debatet para nderprerjes
Erjon Braçe- Berishës: Ik ore legen
Edmond Spaho: Kujdes me fjalorin,
Braçe: Ik ore se nuk të pyes të unë

Kur rinisi seanca
Leskaj- Palokës: Unë jam n/kryetare, Byronë e mbledh Meta
Leskaj- Palokës: Sjellja e Braçes është rast i përsëritur, të përjashtohet 
Seanca u ndërpre pas debatit të Braçes me Berishën dhe Edmond Spahon
 

Ora 16:00 Rama: Ndenja të dëgjoja Berihsën, s'tha asgjë për Reformën
Nga foltorja e Kuvendit kryeministri Rama tha se Berisha s’flet asnjë fjalë për Reformën në Drejtësi.

“Kisha kohë që nuk rrija për të dëgjuar Saliun. Po sot ndejta të shoh çdo thotë për Drejtësinë për reformën,por stha asgjë, tha vetëm një lum fjalësh.Mu duk sikur ishte anti-samiu që thoshte shqipëria cdo bëhet cështët e cka qenë.I ka mbetur ora te 1 milion shuplakat. Asnjë gërmë s'kanë thënë për Reformën. Vazhdojnë të flasin dhe të sjellin vrer"-tha Rama

16:10 Berisha-Ballës: Je mashtrues, je i dënuar për shpifje disa herë
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish kryeministrit Sali Berisha i cili ka thënë se, Taulant Balla është një mashtrues ordiner, i cili është dënuar për shpifje disa herë.

Mashtruesi që foli këtu, nga vajza e djali im është i dënuar nga gjykata si shpifës i pafytyrë të paktën 3 herë. Është mashtrues që përpiqet të mbulojë vjedhjet e mëdha që bën vetë, motra e tij, bashkëshortja e tij që ndërrojnë emrat e kompanive 3 herë në jave për të fituar tenderat. Është mashtrues denoncuar edhe dje. Ti nuk ke fytyrë. Vidh e vidh e shkon njëherë në dy ditë në kazino. Vajza ime nuk ka asnjë kontratë. Do ballafaqohesh sërish në gjykatë. Vajza ime s’ka marrë asnjë qindarkë nga kryemafiozi Besnik Sula” tha ai
 
16:00  Taulant Balla-Sali Berishës: Grupi Parlamentar i PD ka anuluar mbledhjen

Deputeti i PS-së Taulant Balla deklaruar në foltoren e parlamentit se edhe Partia Demokratike ka anuluar mbledhjen e thirrur.

Ai ka shtuar se, Berisha nuk ka thënë ansjë fjalë për Reformën në Drejtësi, sakohë që maxhoranca është e gatshme që ta votojë këtë reformë.

Ka një grup parlamentar që ka anulluar mbledhjen. PD sapo kanë marrë një mesazh që mbledhja e programuar anulohet. Grupi i PS e ka mbledhjen të martën. Nuk kemi bërë asnjë lloj ndryshimi të mbledhjes. Dil e thuaj “Më fal se gënjeva”. Së dyti, përsëri nuk the asnjë fjalë për Reformën në Drejtësi.Dil e thuaj “Do ta votoj Refprmën në Drejtësi”. Asnjë prej grupeve të PS dhe LSI skam ë nevojë për mbledhje,. Do ta votojmë Reformën, Por ju pse nuk e votoni.” tha Balla.

Sakaq, ai shtoi se, është e turpshme që akuzohet në kuvend një biznesmen, të cilit vajza e Sali berishës, Argita, i ka marrë para për konsulencë për disa vite.

Është e trupshme historia e sulmeve personale ndaj biznesmenëve të caktuar. Jep një përgjigjie dhe shkojmë bashkë në prokurori e gjykatë. Besnik Sula, ka paguar 3 mijë euro muaj për muaj nga nëntori i 2015-2013 zyrën e konsulencës së vajzës tënde.Ky që ti i thua kriminel dhe që nuk paske denoncuar.Arsyeja pse e ke denoncuar është se në emrin e ortakëve të tij ti ke regjistruar 2 hidrocentrale, mund të jesh prishur në Pazar dhe kjo është çështje e tyre, por hiq dorë nga historia e sulmeve pafund.Ti je një gënjeshtar. Të vish në foltoren e Kuvendit dhe të përmendësh persdona që kanë pasur lidhje më fëmijët e tu kjo është shpërdorim detyre.” shtoi Balla.

Por, ai nuk ka lënë pa përmendur edhe faktin se Berisha duhet të vijë dhe të dëshmojë në komisionin hetimor për aferën e CEZ.

Si kryetar i komisionit hetimor të CEZ je i thirrur për të dhënë dëshmi e shpjegime për zbardhjen e një afere ku je personalisht i përfshirë në humbjen e 400 milion eurove” përfundoi Balla.
 
Ora 15:40 Berisha: Mister 30% ka zero vizon për rrugët e shtetit
Ish kryeministri Sali Berisha e ka etiketuar kryeministrin aktual Edi Rama si një njeri që nuk ka asnjë vizion për rrugët e shtetit.

Ai tha se Rama rrugët e shtetit i konsideron si buldozerë dhe projekt, për të vjedhur fondet.

Rruga tha mister 30% nuk është gjë, firma dhe fondet janë për këtë. E tha 10 herë që rruga është një projekt, para, buldozer e firma që të jep para. Rruga është vizion more, këtë e dinë shqiptarët që vijnë nga Gjirokastra në Tiranë për 2 orë  gjysmë ndërkohë që kur përpara vinin për 6 orë. E dinë ata që njohin fjalën zhvillim. Rruga nuk është vetëm zhavorr, para në xhep, projekt e buldozer, por rruga është koncept themelor zhvillimi” tha Berisha.

Sakaq, ai shtoi se, Rama nuk di kuptimin e borxhit dhe se gënjen kur thotë se borxhi ka rënë

Ti nuk e ke idenë se çfarë është borxhi, je regjistruar në guines se do të imponosh bankën që të llogarisë borxhin si përqindje e GDP-së. Gënjen veten se ka rënë borxhi. Problemi yt është se nuk e dinë çfarë lidhje ka borxhi me rritjen ekonomike. Je i ngratë dhe i shkretë. Je i varfër në koncepte” shtoi Berisha.

Lidhur me rrugën e Arbrit, Berisha shtoi se Rama po gënjen por e vërteta është se, rruga nuk po ndërtohet ndonëse ajo ka një peshë kombëtare.

Rruga e arbrit është rruga e dytë e kombit që lidh Tiranën me Shkupin. Kjo rrugë ka peshë kombëtare pasi është interes kombëtar” përfundoi Berisha.
 

Ora 15:04 Batuta me Ballën
Ndërsa ish-kryeministri Berisha po fliste nga foltorja e Kuvendit duke akuzuar qeverinë, kryeministri Rama dhe deputeti Taulant Balla po ndërhynin nga vendi. Më poshtë pjesë nga biseda pa mikrofona:

Rama: Pusho o Taulant. Është halli i këtyre, jo yni. Mos e merr seriozisht! Të kam thënë 100 herë.

Balla: Ta cojmë në Prokurori.

Rama: Ku çohet në prokurori ky mo burrë. Ky është për urgjencë, ti thua prokurori.

Ora 14:56 Rama: Ta miratojmë të henën Reformën
Kryeministri i vendit Edi Rama nga foltorja e Kuvendit i ka bërë thirrje opozitës që të hënën të miratojnë së bashku Reformën në Drejtësi.
 “Po patët mundësi ditën e hënë hajdeni votoni reformën në drejtësi, të paktën në këtë pikë të mos u dali boja. Sepse është e rëndësishme më shumë për ecurinë e përbashkët të vendit tonë dhe integrimit tonë në BE”, tha Rama.

Kreu i qeverisë iu përgjigj edhe deklaratave të Ben Blushit, i cili tha se prania e ambsadorëve në mbledhjet e grupeve parlamentare është tallje dhe turp për parlamentin, duke e cilësuar një gjë normale.

"Dëgjova një nga ju që tha se është fundi i botës që po vijnë ambasadorët me grupet parlamentare. Reforma në drejtësi projekt i përbashkët dhe në këtë pikë Shqipëria nuk bën përjashtim nga asnjë prej vendeve që i janë bashkuar BE-së. Ne vendet që i janë bashkuar familjes evropiane, projekti ka qenë i përbashkët. Ardhja e ambasadorëve për të takuar grupet parlamentare ndodh vetëm për të takuar grupin tuaj se në grupin e PS-së, janë të mirëseardhur por koalicioni ynë ka qenë i qartë për ta votuar që dje paketën kushtetuese. Ju nuk keni qenë të gatshëm, se kur do jeni, nuk është çështje që ta diskutoj tani. Përfaqësuesit e SHBA-ve dhe BE-së do t’i bien unazë parlamentit që të takohen me ju, se nuk jeni të gatshëm që të votoni. Jeni ju që thoni jeni gati po ta shikojmë. Se ça shikoni ju, e thatë vetë. Ju shikoni ëndërr me shqiptarë që marrin armët për t’ju mbrojtur nga reforma në drejtësi. Këtë herë tregoni se sa qesharakë jeni me në krye rapsodin tuaj që iu përgatit të gjitha këngët që vini e i këndoni këtu. Më vjen keq që ndodh edhe me brezin e ri, që për fat të keq është i ri vetëm në pamje. Jeni robotë rapsodik të një partie që ka ikur atje ku nuk thuhet”, tha Rama.


Ora 14.35 Berisha-Ramës: Analfabet, nuk e di çështë zhvillimi
Ish-kryeministri Sali Berisha iu rikthye sot parlamentit pas përjashtimit me 10 ditë. Në fjalën e tij Berisha hodhi një sërë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur analfabet.

"I dhashë një këshillë miqësore Edi Ramës, një këshillë që ma kishte dhënë në rininë time një mësues që i jam shumë mirënjohës. Mos lexo asgjë që s'kupton. Mos lexo asgjë që s'kupton para tjerëve se del pykë. Dhe e vërteta është që këtë këshillë, njeriu i vetëm që s'mund ta pranojë është Edi Rama se po t'i përmbahet kësaj do flas vetëm për zhgarravinat e tij që s'ua hedh kush sytë, për llogje, retorikë boshe. Unë jam këtu për t'i kthyer përgjigje. Fole për zhvillim, je i pafajshëm sepse nuk di se çdo të thotë zhvillim, ku bazohet, zhvillim i qëndrueshëm. Nuk di çdo të thotë investime, klimë biznesi, rritje ekonomike, borxh publik dhe flet pak me të thënë analfabet, plus disa gjëra tjera," tha Berisha.

Berisha u shpreh se pas vitit 2005 Shqipëria kaloi në vend me rroga mesatare të larta dhe Banka Botërore hoqi kredinë e butë. 

“Miqtë tanë amerikanë planifikuan 100 milionë dollarë investime. Ne bëmë gjithçka që t’i fitonim këto fonde, por nuk i fituam sepse kaluam në kategorinë e vendeve me të ardhura të mesme të larta dhe ligji amerikan nuk e lejonte. “Në 3 vjet nuk u tregon shqiptarëve se ke ndërtuar një rrugë të vetme, por u tregon se po ndërton 900 m rrugë me 9.9 milionë dollarë. Ti po vjedh minimumi 7 milionë dollarë. Ti po ndërton 930 m rrugë në Lin me 9.9 milionë dollarë, në një kohë kur çmimi i tunelit në Krrabë është gjithsej 10 milionë dollarë”, tha Berisha. 

Ora 14:20 Rama-Tabakut: Mos predikoni edukatë
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Edi rama, pas fjalës së deputetes së PD-së Jorida Tabaku, ku ka thënë se në parlament nuk duhet të predikohet edukatë, në një kohë kur ai nuk ofendoi asnjë njeri.

“Shumë e nderuar deputete. Unë iu kërkova ndjesë, faleminderit që ma sqaruat se çfarë jeni, znj. Deputete. Nuk e di se në cilën libër të edukatës e keni mësuar që të më flisni me Ti. Mos më predikoni edukatë. Nëse ka një gjë që bijtë dhe bijat e këtij qyteti i dallon historikisht, është se janë me edukatë. Është e vështirë të jesh robot e të dalësh nga teksti. Ju ratë në lapsuse. Ju këmbëngulët në gabim” tha ai.
 
Ora 14:10 Tabaku-Ramës: Jeni mësuar që të ofendoni zonjat
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka marrë fjalën menjëherë pas kryeministrit Edi Rama të cilin e ka etiketuar si një person që ansjëherë nuk ka respektuar zonjat dhe që i ka ofenduar ato.

Rama është mësuar të ofendojë zonjat. Rama bën diskutim banal,duke na parë ne nëse jemi të martuar apo jo” tha ajo.
 
Sakaq, ajo tha se ekonomia është në rënje në pesë pika kryesore. “Ekonomia ka rënë një 5 pika kryesore. Fola për ekonominë dhe për këtë iu referova raporteve ndërkombëtare të cilat tregojnë qartësisht sesi është kthyer Shqipëria dhe ekonomia shqiptare” tha ajo.

Ora 14:00 Rama - PD-së: Hajdeni të hënën të votojmë Reformën në Drejtësi
Kryeministri i vendit Edi Rama teksa ka folur në seancën e sotme parlamentare, në të cilën ishte e pranishme edhe opozita, i ka bërë apel kësaj të fundit që të vijë të hënën dhe të votojë Reformën në Drejtësi.
 
Po patët mundësi ditën e hënë hajdeni votoni reformën në drejtësi, të paktën në këtë pikë të mos u dali boja. Sepse është e rëndësishme më shumë për ecurinë e përbashkët të vendit tonë dhe integrimit tonë në BE”, tha Rama.
{C}{C}{C}{C}{C}{C}{C}
Ai e ka konsideruar si të rëndësishme Reformën në Drejtësi, ku shtoi se takimet e partive me ambasadorët ëhstë një gjë shumë e zakonshme.

“Reforma në drejtësi është një projekt i përbashkët, tërësisht i përbashkët. Në këtë pikë, thjesht për informacion, Shqipëria nuk bën përjashtim, nga asnjë prej vendeve që i janë bashkuar familjes evropiane. Përsa i përket reformimit të sistemit të drejtësisë, në vendet që i janë bashkuar familjes evropiane projekti ka qënë thellësisht i përbashkët. Ardhja e ambasadorëve nuk e di nëse ka ndodhur në vendet e tjera, po nëse ndodh në këtë vend, ndodh vetëm për takimin me grupin tuaj. Se nëse ndodh me ne dhe LSI janë të mirëseardhur, sepse koalicioni ynë PS-LSI janë shprehur shumë qartë, dhe kanë qënë të gatshëm ta votojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese dje. Ju nuk keni qënë të gatshëm”, tha Rama. 

Përfaqësuesit e BE dhe SHBA tha Rama do i bien rrotull parlamentit duke u takuar me grupet parlamentare, sidomos me PD-në që nuk është e gatshme të votojë reformën.

“Se kur do jeni ju të gatshëm kjo është një çështje që nuk dua ta diskutoj tani. Përfaqësuesit e SHBA dhe BE do t’i bien unazë Parlamentit, grup më grup, që të takohen me ju, se jeni ju që nuk jeni të gatshëm të votoni. Ju shikoni një ëndërr me shqiptarë që marrin armët që tu mbrojë juve nga reforma në drejtësi. Po historia e ka zakon, përsëritet dy herë një herë si tragjedi e një herë si komedi. Nëse një herë i shkaktuar tragjedi duke i armatosur këtë herë bëni vetëm një gjë, tregoni se sa qesharak jeni, me në krye rapsodin tuaj që u përgatit të njëjtën këngë që vini e këndoni këtu. Më vjen keq kur kjo ndodh dhe me brezin më të ri që për fat të keq, duket i ri vetëm në pamje. Në fjalë jeni të gjithë njësoj, robotë rapsodikë të një partie që ka ikur për atje ku nuk thuhet”, tha Rama. 

Ai e ka etiketuar opozitën si qesharake, ndërkohë që nuk ka lënë mënjanë edhe programin qeverisës që ka hartuar Partia Demokratike për zbatimin e tij nëse në 2017 do të vijë në pushtet ku ka thënë se, ky program do ti sjellë vendit një rritje borxhi dhe ulje ekonomike. Sakaq, Rama shtoi se opozita gënjen për gjithçka duke baltosur çdo projekt, investim, investitor, duke recituar këngën e mjerimit në mënyrë objektive.

Problemi juaj është që recitoni një poemë të mjerimit, por s’keni gajle sesa qesharakë dukeni. Gënjeni, gënjeni, gënjeni. Problemi juaj është se ju dukeni qesharakë. Problemi i opozitës është se, beson atë që thotë. Recitoni në mënyrë robotike poemën e mjerimit. Baltosni gjithçka që ndodh. Jeni të paaftë për të qenë alternativë. Hidhni akuza më të çuditshme për çdo projekt. Programi juaji ri, që nxori administratori është program i qeverisë së shkuar. Projeksioni i ndryshimit çon në dy konkluzione: të rrisni borxhin 91% në tre vjet dhe të rrisni ekonominë 19%, pikërisht një rritje imagjinare”tha ai.

Ndërkohë, Rama është ndalur edhe tek projektet e Vlorës, duke thënë se qeveria e kaluar e la atë në mëshirë të fatit, ndërkohë që tani ajo po del nga xhepi ku ishte futur.
“Në 3 vite është bërë më shumë se në të gjitha vitet e qeverisë suaj. E latë Vlorën një xhep fallto,e latë rrugën në mes të rrugës, por tani ajo ka dalë në pah me gjithë projektet që do të ndikojnë në shtimin e nurmit të turistëve
” tha ai.
 
 
Ora 13.00 Ahmetaj: Qeveria po investon, Tabaku: Raportet ndërkombëtare tregojnë të kundërtën
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi se projekti për ndërtimin e rrugës në Lumin e Vlorës është në fuksiontë zhvillimit ekonomik.

“Projekti i rehabilitimit të rrugës së lumit të Vlorës është një nga faktet qe qeveria po investon. Planet dhe projektet janë në funksion të zhvillimit ekonomik. Është një zonë e lënë pas dore në më shumë se në 25 vite. Janë disa fshatra që janë fshirë nga harta e zhvillimit ekonomik, janë 600 fshatra. Imagjinoni se çfarë fatkeqësie ka pasur kjo zonë. Me gjithë rezervat rruga shkon 94 milionë dollar, dhe me kushtet më të mira të një kredie. Në vitin 2013 ne e morën Shqipërinë të shkatërruar. Shkaktarët e asaj që gjetëm jeni ju. I referohem raporteve, siç është raporti i BB-së”, tha Ahmetaj.

Por për deputeten demokrate Jorida tabaku raportet ndërkombëtare tregojnë uljen e zhvillimit ekonomik.

“Nuk ka pasur ndonjëherë në kujtesën time kaq shumë vrasje. Nuk ka ndodhur kurrë që deputeti të qëllojë në komisarit dhe të vi të votojë në Kuvend. Nuk ka ndodhur kurrë që të fshihet ekstradimi. Ndaj, nuk është çudi ë jemi të fundit në listën e investimeve për gjermanët, amerikanët. E keqja nuk ka ardhur akoma, ndaj s’bëjnë përshtypje shqiptarët që largohen. Janë përkeqësuar raportet ndërkombëtare. A është faji i opozitës që kurba e ekonomisë është ulur, apo është faj i qytetarëve që papunësia është rritur?!”, tha Tabaku.

Ora 12.30 Blushi: Parlamentit i ka ardhur fundi
Deputeti socialist Ben Blushi ishte i pari që mori fjalën në seancën e sotme, dule u ndaluar tek miratimi i reformës në drejtësi, si çështja më aktuale dhe e nxehtë e momentit. 

Blushi konsideroi mbledhjen e grupeve parlamentare në praninë e ambasadorëve Lu dhe Vlahutin, si tallje për klasën politike shqiptare.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Blushi tha se ambasadorët kanë vendosur të mbledhin grupet parlamentare për t'i bindur për reformën dhe kjo sipas tij tregon se politikanët shqiptarë po detyrohen ta bëjnë atë.

"Klasa politike po e saboton qëllimisht reformën. Ambasadorët kanë vendosur të mbledhin grupet për t'u caktuar punën dhe oraret e punës. Ato kanë vendosur ta mbledhin parlamentin jashtë kësaj salle. Në një kuptim dhe në cdo kuptim nga kjo ditë ky parlament ka humbur legjitimitetin evet. Fatmirësisht ajo që po ndodh është që të huajt nuk po na lënë vetëm," tha Blushi.

Por sipas tij çmimi i kësaj reforme është tallja nga ndërkombëtarët dhe shqiptarët me klasën politike.

"Kjo mbështetje për reformën në drejtësi ka një çmim. Çmimi është tallja me ne. Çmontimi i këtij parlamenti, përçmimi i kësaj klase politkke dhe në fund fare shfarosja si specie e kësaj klase politike. Jemi shumë afër shafarosjes, proces që shqiptarët nuk e bën dot me vot, por kjo do bëhet përmes reformës në drejtësi. Shqipëria do jetë më mirë kur ne të ikim. A është ky çmimi i merituar? Nëse pyesim shqiptarët janë të gjithë dakort se ne e meritojmë të tallemi," u shpreh ai.

Sipas Blushit nëse reforma në drejtësi do të kalojë, do të shërbejë për të ndaluar shpopullimin e Shqipërisë dhe zmbrapsjen e vendit nga politikanët. Blushi tha se parlamenti ka qenë besnik i parimeve esadiste, kundër interesit kombëtar, por që po shënon fundin me ndihmën e ndërkombëtarëve.

"Ndoshta nëse fuqitë e huaja do marrin në dorë drejtësinë në Shqipëri ka shumë shpresë se politka esadiste të shterojë. Ky parlament ka qenë sadist, por çdo ditë esadist. Ka ecur me këmbëngulje 25 vite në rrugën e Esat Toptanit dhe të jesh esadist do të thotë të jesh kundër interesit kombëtar, kundër atyre që vuajnë që janë të pabarabartë.  Do të thotë të jesh kundër Shqipërisë. Esadistët nuk përkuleshin nëse ndërkombëtarët nuk hynin në lojë. Ky parlament si besnik i parimeve esadiste po shënon fundin e vet me ndihmën e partnerëve," u shpreh Blushi.

Më tej deputeti socialist tha se të huajt po i heqin mundësinë klasës politike të emërojë gjyqtarët dhe prokurorët e vet, pasi parlamenti s'ka dinjitetin për ta bërë.

"Ambasadorët vijnë në grupet tona për të na bindur se duhet të bëjmë drejtësi. Kjo do të thotë se ne nuk duam por po detyrohemi të bëjmë reformën. Kjo është e vërtetë. Kjo është një ditë në të cilën provohet se parlamenti s'ka as dinjitetin as mundësinë për të bërë atë që duhet dhe pritet prej tij. Po tallemi nga ndërkombëtarët dhe nga shqiptarët, të cilët kanë të gjitha arsye të besojnë se ky parlament ka konsumuar orën e fundit. 3 grupet tona duhet të skuqen dhe unë nuk do doja të isha pjesë e asnjërit. Kjo klasë politike e meriton deri në fund këtë tallje. Ky do ishte fundi i fillimit. Të huajt po i heqin mundësinë kësaj klase politike të emërojë gjyqtarët dhe prokurorët e vet. Koha e sadistëve esadist ka përfunduar," deklaroi Blushi.

Ora 12.10 Koncesionet, Baraj: Të bëhemi bashkë dhe ta shpëtojmë Valbonën!
Deputeti socialist Besnik Baraj tha sot nga foltorja e Kuvendit, se koncesionet në zonën e Valbonës të dhënë nga qeveri ‘Berisha’ kanë dëmtuar rëndë mjedisin.
Ai ftoi deputetët që të bëhen bashkë për të ndaluar aktivitetin e kompanive që me veprimtarinë e tyre shkaktojnë dëme në mjedis.

“Në pyje është bërë masakër”, tha Baraj. “Hajde të bëhemi bashkë dhe ta shpëtojmë Valbonën”, apeloi ai.

Ora 12.00 Sot në Kuvend
Kuvendi nisi punimet e seancës plenare, me praninë edhe të opozitës e cila seancën e shkuar bojkotoi parlamentin, në shenjë solidariteti me përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha për 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

Përveç debateve të pritshme mbi situatën politike në vend mes maxhorancës dhe opozitës, Kuvendi do të shyrtojë sot në rend dite raportin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive për vitin 2015 si dhe atë të Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit. Po ashtu në rend të ditës është edhe shqyrtimi i dy projektligjeve lidhur me pyjet dhe kullotat.


Redaksia online
(U.S/F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan