Pas Big Brother, Maestro flet për herë të parë për periudhën e errët në jetën e tij

Pas Big Brother, Maestro flet për herë të parë për periudhën e errët në jetën e tij

Armando Kllogjeri

Armaldo Kllogjeri gjatë emisionit “Më lër të flas” ka treguar për herë të parë për periudhën e vështirë që ka kaluar kur ishte i ri.

Për shkak të varfërisë ai u detyrua që të emigronte jashtë Shqipërisë duke bërë çfarëdo lloj pune të rëndomtë, por u detyrua të kthehej sërish në Shqipëri për shkakun se nuk mundi të bënte dot letrat.

Armaldo Kllogjeri: Në kohën kur kam qenë unë në emigrim nuk kanë qenë këto kushte që janë sot në Shqipëri sepse atëherë jetesa ka qenë shumë e varfër.

Donald Veshaj: Ti ke ikur shumë i ri?

Armaldo Kllogjeri: Po kam ikur 22-23 vjeç dhe ne sapo dolëm nga sistemi komunist dhe ishim shumë të varfër dhe morëm rrugët e emigrimit si të gjithë shumë shqiptarë. Emigruam me sakrifica, me ato punët e rënda edhe me disa punë që na u krijuan gjatë ndenjes edhe pak më komode, por arsye se pse erdha dhe u riktheva në Shqipëri ishte për çështjen e letrave sepse isha një emigrant që nuk kisha letra në atë kohë.

Romeo Veshaj: Nëse do kishe letra do vazhdoje të qëndroje?

Armaldo Kllogjeri: Absolutisht po. U ktheva, por kur u ktheva ishte një situatë pak më ndryshe sepse rigjeta veten në profesionin që unë përfaqësoj. Mendoj që jemi në një situatë të vështirë, por besoj nëse politika apo drejtuesit e politikës kushdo qofshin të krahëve të ndryshëm të kenë një ndjenjë atdhetare, kjo do ta bënte që ky fenomen të frenohej dhe ne të kishim një rritje shumë të madhe ekonomike duke mos u ndikuar edhe nga faktorët të huaj që duan që Shqipërinë ta shohin gjithmonë kaos.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille