Zëvendëskryeministri Erion Braçe, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka përkujtuar ditën e sotme, ku 84 shqiptarë janë pushkatuar gjatë pushtetit fashist më 4 shkurt në 1944.

Braçe shkruan se ajo ka qenë një ditë terrori, e dhjetë vjet qetësi, duke shtuar se kushdo që ka vrarë në Tiranë, ka patur pushtetin qëllim.

Përmes paralelizmit me ditët e sotme ai ka përmendur emrat e Rexhep Mitrovica, Xhaferr Deva, Kadri Cakrani, Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Zëvëndëskryeminstri, shkruan se ende ka mbetur e njëjta mendësi, i njëjti qëllim kundër popullit që kërkon liri.

“MOS E HARRO FASHIZMIN!

MOS I HARRO TRADHETARET!

Ngrene koke edhe sot!”, shkruan ai në fund.