Braçe:Prej 9-muajsh Basha s’vendos
vetë, për të vendos mafia e betonit

Braçe:Prej 9-muajsh Basha s’vendos<br />vetë, për të vendos mafia e betonit
TIRANË - Deputeti socialist Erjon Braçe ka akuzuar Lulzim Bashën si politikanin më të korruptuar dhe administratorin më të korruptuar që Tirana ka njohur, kjo pasi sipas tij në veri të Parkut të Tiranës ka riaktivizuar ndërtimin e një rruge, për të hapur një shesh ndërtimi.
 
Për deputetin socialist, prej 9 muajsh për Tiranën nuk vendos dot vetë kreu i bashkisë Basha, por për të vendos mafia e betonit.
 
Sipas Braçes, kreu i Bashkisë Tiranë, njëkohësisht edhe kreu i opozitës, Basha ka vendosur të bëjë një rrugë në veri të Parkut të Tiranës me kontribute të kompanive të betonit.
 
 
Rruga në fjalë mësohet nga Braçe se do të jetë me dy kalime duke hyrë në një pjesë të pyllit,  duke prerë një brez pishash.
 
 
Më tej Braçe shton se kjo rrugë kundërshtohet nga 300 familje me firma e angazhim konkret kundër pasi iu prish cilësinë e jetës duke u kthyer në rrugë kalimi kombëtare për gjithë jugun e juglindjen e Tiranës e Shqipërisë një 150 metra rruge lagjeje.
 
Për më tepër  sipas deputetit socialist nuk ka asnjë element sigurie, madje kërcënon keq sigurinë e jetës për ata që e përdorin si rrugë këmbësore.
 
Në përfundim Braçe bën me dije se banorët e kësaj zone sapo kanë rifirmosur një tjetër kundërshtim për t’ia dorëzuar Kryetarit të Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Tiranës.

brace fb(Statusi i plotë i deputetit të PS, Erjon Braçe në rrjetin social "Facebook")
 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë