Braçe pro resorteve të dhëndrit të Trump në Sazan: Investimi 500 - 1 miliard $ është lajm por s'duhet të imitojmë Santorinin e Mikonos

Braçe pro resorteve të dhëndrit të Trump në Sazan: Investimi 500 - 1 miliard $ është lajm por s'duhet të imitojmë Santorinin e Mikonos

Tirane- Deputeti socialist Erjon Braçe mbështet investimin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner për të ndërtuar resorte luksoze në ishullin e Sazanit.

Për deputetin një investim I tillë 500 – 600 – 1 miliardë $ investime direkte do të vlejnë për ekonominë e vendit.

Ndërsa brandi ndërkombëtar i turizmit luksoz e superluksoz  Aman Resort  që prej 35 vitesh ndërton në të gjithë botën do të bëjë që Shqipëria të kthehet në një vend me turizëm gjithëvjetor.

Jared Kushner nuk është lajm, interes si
“dhëndri i Donald Trump”!
Aaaa po vlera e investimit dhe brandi ndërkombëtar i turizmit që do të sjellë në Shqipëri, patjetër që kane interes.
500, 600, 1 miliard $ investime te huaja direkte, doemos qe vlejne per ekonomine e ketij vendi;
Aman resort, brandi nderkombetar i turizmit luksoz e superluksoz qe kerkon te sjelle ne strukture ne këtë vend, prej 35 vitesh është në të gjithë botën, se fundi edhe duke eksperimentuar me çmime me të lira se ato të luksit.


Braçe kërkon të tërheqë dhe vëmendjen tek fakti që duhet një tjetër strategji për turizmin në ishullin e Sazanit. S’duhet të jetë kopje e Santorinit apo Kaprit por një turizëm origjinal ndërsa modeli ‘ndërto për të shitur’ nuk vlen më.

“Thene kete, kam dy gjera;

E para, në ishullin e Sazanit që ne duam të zhvillojmë, nuk do na vlejë të imitojmë Santorinin, Mikonos-në Jug, Kaprin, Sardenjen-në perendim;

Ato janë, nuk i konkurojme dot më të ngjashmit e tyre, posaçërisht kur modeli i tyre është stërlodhur. Ne na duhet në Sazan nje gje e jona, autoktone, ekologjike, natyrore dhe si e tillë ekskluzive.

E dyta, modeli i turizmit qe kemi zhvilluar deri tani-nderto për të shitur, e ka ezauruar veten shëmtuar në Palase, Dhërmi, Hamallaj, Lalez dhe në njolla të tjera të bregdetit; nuk vlen më, s’ka më territor për këtë model e këta që e ushtrojne. Na duhet një turizëm gjithvjetor e struktura që mirëpresin njerëzit në çdo muaj të vitit, shkruan Braçe në postimin e tij në instagram

 

 

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter do të varroset më 9 janar 2025

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter do të varroset më 9 janar 2025