Media zvicerane 'Blick' i bën jehonë planeve të dhëndrit të Donald Trump për ishullin e Sazanit

Media zvicerane 'Blick' i bën jehonë planeve të dhëndrit të Donald Trump për ishullin e Sazanit

Projekti i Jared Kushner për ishullin e Sazanit dhe shkrimi në median zvicerane

Media zvicerane ‘Blick’ i ka kushtuar një artikull planeve ambicioze të dhëndrit të ish-presidentit amerikane, Donald Trump për investime në Shqipëri dhe Serbi.

Jared Kushner synon të investojë në ishullin e Sazanit të cilin ai e vizitoi vitin e shkuar me bashkëshorten e tij Ivanka Trump, si dhe synon të ndërtojë një hotel lukzos në qendër të Beogradit, në një vend që dikur ka qenë selia e ushtrisë jugosllave e bombarduar nga NATO në vitin 1999.

Artikulli i Blick

Dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump ka prezantuar planet e investimeve për ndërtimin e pronave luksoze në Serbi dhe Shqipëri. Dhëndri i Trump, Jared Kushner shkroi të shtunën në rrjetet sociale.

Sipas ministrit serb të Infrastrukturës Goran Vesic, marrëveshja me Kushnerin ka të bëjë me ish-selinë e ushtrisë në Beograd, e cila u bombardua disa herë në vitin 1999 gjatë sulmeve ajrore të NATO-s për t'i dhënë fund luftës në Kosovë. Sipas ministrit, qeveria do t'i japë kompanisë së Kushner pa pagesë tokën dhe ndërtesën e ish-selisë qendrore për 100 vjet. Sipas një raporti në New York Times, aty do të ndërtohen një hotel luksoz, 1500 njësi banimi dhe një muze.

Në Shqipëri, sipas raportit të gazetës, ishulli i Sazanit, ku dikur kishte një bazë të fshehtë ushtarake, do të kthehet në një destinacion luksoz turistik. Sipas New York Times, partneri i biznesit i Kushner në projekte është ish-ambasadori amerikan në Berlin gjatë mandatit të Trump në detyrë, Richard Grenell.

G.K/S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Gjendet i pajetë një 82-vjeçar, ka plagë thike në fytyrë, ende nuk dihen rrethanat

Durrës/ Gjendet i pajetë një 82-vjeçar, ka plagë thike në fytyrë, ende nuk dihen rrethanat