LUSHNJE- Zv.kryeministri Erion Braçe ka publikuar disa foto nga puna që vijon për eksportin e shalqirit të zonës.
Në një postim në 'Facebook' Braçe shkruan se prioriteti i tij është ekonomia e njerëzve punëtorë dhe ndërkohë thumbon biznesmenët e kryeqytetit duke shkruar 'ju që hani drona e rrini nëpër aviona, hani ndonjë kokërr të freskoheni'.
"Si ishte? Çështje prioriteti?! Eksporti në të gjithë Europën vazhdon!
I kërkoj ndjesë të gjithë “intelektualëve të rinj” të Tironës që hanë drona, rrinë nëpër aviona e prodhojnë raketa, por ekonomia e këtyre njerëzve të zakonshëm është prioriteti im!
Lad Xhebexhiu e Ed Halili në Cermë të Sipërme, ekonominë e tyre e kanë të lidhur me tokën e prodhimet e saj, shalqini është i këtij sezoni ekonomik.
Dua shumë të marrin të ardhurat që kishin në plan, të rimbjellin e të ndërtojnë një ekonomi të qëndrueshme më në fund në tokat e tyre!
Ua thashë këtë punën e dronëve, avionëve dhe raketave të Tironës dhe më thanë:
Kur të na mbushet mendja t'i bojmë do të themi. Deri atëherë, na çoju nga i kokër shalqi të freskohen", shkruan Braçe.
Shalqinet duken te mire,por i paskeni me fara.Ketu ku jetoj une i kane modifikuar,i kane bere pa fara,se nuk i duan me fara,as shalqinet,as rrushte.Eshte mire qe dhe aty te vijne varietetet e shalqinit e rrushit pa fara.Keni per te pasur me shume shtrirje gjeografike tregetare dhe me shume shitje e fitime.
Përgjigju