Zëvëndës kryeministri Erion Braçe, ishte ditën e sotme në Shkodër nga ku deklaroi se Partia Socialiste ka pasur sinjalizime për blerje të votave në kryeqendrën e Veriut por nuk e ka kontesuar rezultatin e zgjedhjeve lokale, për sa kohë ato janë certefikuar si legjitime.
Braçe shprehu edhe njëherë qëndrimin e qeverisë lidhur me zgjedhjet lokale duke thënë se ato do të bëhen me cilëndo opozitë, ndërkohë që tha se PS ka një program për të ndryshuar imazhin e qytetit të Shkodrës.
Ndër të tjera ai ironizoi edhe kryebshkiaken Voltana Ademi lidhur me monitorimin e qenve endacakë në qytet.
"Jam këtu ashtu siç e kemi thënë për të inspektuar drejtoritë rajonale. Kam ardhur që në 8 të mëngjesit dhe i kam gjetur në punë në shumicën e drejtorive ku isha prezent. Ajo që më shqetëson është vendet bosh që janë në disa institucione të ndryshme të cilat duhet të plotësohem nga të rinjtë dhe për këtë nuk i duhet askujt tesera e partisë.
Këtë herë në Shkodër në orën 8 të mëngjesit kazanët e mbeturinave ishin të pastruar por afër bibliotekës gjeta qentë endecakë dhe mesa duket në Shkodër për kryebashkiaken edhe qentë lexojnë. Patjetër që kemi kandidatët për Shkodrën për zgjedhjet vendore dhe ju siguroj se partia socialiste ka një projekt të madh për ta ndryshuar komplet imazhin e këtij qyteti.
Më vjen keq për mënyrën si është ndërtuar Shkodra, edhe për ndërtimet dhe jo thjeshtë për mbeturinat që nëse s’janë në kazane janë në shumë vende të tjera që nuk janë pastruar dhe për këtë bashkia Shkodër ka marrë shumë gjoba nga institucionet.
Sa i përket zgjedhjeve patjetër që do të futemi në zgjedhje dhe është normale që opozita te kundërshtojë qeverinë. Kushdo që të jetë opozita ne do futemi në zgjedhjet.
Sinjali dhe mesazhet e ndërkombëtarëve janë të qartë duke thënë se Parlamenti është legjitim, zgjedhjet kane qene legjitime dhe do jene legjitime. Zoti Palmer, zëvëndës ndihmës i sekretarit amerikan të shtetit që është në Tiranë është një nga ata që ka lobuar fuqishëm për përparimin e Shqipërise.
Kujtoni ju se une nuk kam sinjale për blerje votash në Shkodër. Edhe ne Shkodër ka patur blerje pafund votash por na keni dëgjuar ndonjëherë të kontestojmë kryebashkiaken Ademi, asnjëherë përderisa zgjedhjet janë certefikuar si legjitime. Do vazhdojmë të punojmë fort në çdo qytet për të ndryshuar imazhin, edhe në Shkodër", u shpreh Braçe.
Nuk e kuptoj ca duan te arrijne keto inspektime. Bej inspektime per kontrata e ppp, per prokurimet publike, per investitoret strategjik, per grabitjen e prones publike etj etj. Nuk do te thote gje orari punes sepse nese vjen 5 minuta me vonese nuk eshte ndonje tragjedi e madhe per ekonomine
PërgjigjuSikur te zevendsonte Voltana me Vangjush
Përgjigju